Partneri im është një adoleshent i ngecur në trupin e një burri

190

U takova me burrin tim në një ishull. Ai ishte simpatik, me stil rocker-i, me tatuazhe, të them të drejtën ndjeva njëfarë lavdie kur më zgjodhi mua, pasi gjithë vajzat e plazhit i kishin sytë drejt tij.

Të jetoje me të, në fillimet tona ishte kënaqësi e vazhdueshme. E admiroja natyrën e tij të hapur, spontane, fëminore. Kalonte orë të tëra me kitarën e tij dhe kjo me kënaqte. Ai ndonjëherë rrinte në tarracën e çatisë së shtëpisë gjithë natën, duke luajtur muzikë, duke pirë dhe duke parë yjet. Shpesh shqetësohej nga madhësia e galaktikës. Sa e dua, mendoja!

Por tani, vite më vonë, me dy fëmijë më shumë, në izolimin e tretë të thellë nuk jemi më të njëjtën linjë. Dy botët tona po përplasen. Kur binjakët erdhën në jetë dhe ne u kthyem në Angli, duhej të merreshin vendime. Natyra e tij lozonjare, e shoqëruar me një plan karriere ende të papërcaktuar, bëri që të qëndronte ai me fëmijët në shtëpi. Ishte i shkëlqyer për ta (pak e kuptova se kjo vinte ngaqë kishte shumë gjëra të përbashkëta me ta).

Kështu që u zgjidh; Unë do të siguroja bukën e gojës. Nuk u shqetësova, sepse gjithmonë më ka pëlqyer të punoj. Megjithatë, një vit punë nga shtëpia, ka nxjerrë në dritë nja dy gjëra.

Ai nuk ka asnjë interes të planifikojë përpara çdo gjë ose të rregullohet. Pse t’i kushtojë kohë një gjëje të tillë? Kitara nuk ndalet gjithë ditën dhe tingujt e saj tashmë më duken shurdhues.

Shkolla në shtëpi e fëmijëve ka zbuluar jo vetëm që burri im nuk ëshë i arsimuar, por më lejoni ta them, është injorant.

Tani që jam këtu gjatë gjithë ditës gjatë gjithë ditës, jam dëshmitare e keqmenaxhimit të tij.

Megjithatë nuk jam aq pa fat. Ende s`me ka kapur virusi, edhe pse në fyt kam një si gungë që mezi më lejon të kapërcehem. Mjeku më ka thënë se mund të jetë urth, por unë ndjej se është formuar nga fjalët e shtypura, të pathëna. Gjërat që dikush nuk mund t’ia thotë bashkëshortit, për shembull.

Ndiej që izolimi ka zbuluar një anë të burrit tim që thjesht nuk mund ta shoh. Divorci do të ma thyejë zemrën. Por të paktën nervat e mia dhe fyti do qetësohen.