‘Dua mamin’. Sergio, vogëlushi që vdi q në mënyrën më mizore në kamp përqendrimi, vetëm se kërkonte nënën

146

27 Janari është dita e dhimbjes, e turpit dhe është quajtur “Dita e Kujtesës”. Sot kujtohen të gjithë ata që humbën jetën në kampet e përqendrimit. Të gjithë me histori më vete. Të gjithë me histori të dhimbshme. Një ndër to është ajo e Sergio-s.

Sergio De Simone, thjesht donte të shihte përsëri nënën e tij

Sergio De Simone ishte vetëm 6 vjeç kur, më 21 Mars të 1944-ës, prej informacionit të një informatori, gjermanët hynë në shtëpinë e tij dhe ai u zhvendos nga Napoli me nënën e tij Gisella Perloë, me origjinë hebraike, dhe babain e tij Eduardo , një nënoficer katolik i Marinës Italiane.

Bashkë me ta, nazistët arrestuan edhe 8 anëtarë të familjes Perloë, duke përfshirë Mira-n, motrën e Gisella-s dhe dy vajzat e saj, Andra dhe Tatiana.

Sergio u nda nga nëna e tij dhe u dërgua me kushërirat në të ashtuquajturën “kabina e fëmijëve”.

“Burrat do të vijnë, ata do t’ju mbledhin të gjithëve dhe do t’ju thonë: kushdo që dëshiron të shohë nënën dhe të kthehet me të, të bëj një hap përpara. Ju duhet të qëndroni në vendin tuaj dhe të mos përgjigjeni absolutisht për asgjë”, kështu i porositën fëmijët e tyre Giselle dhe Mira.

Kur Dr. Joseph Mengele u paraqit në sektorin e fëmijëve me “burrat e tij” dhe u bëri fëmijëve pyetjen famëkeqe, nëse donin të vizitonin nënën e tyre, Sergio, për fat të keq, bëri një hap përpara, duke u bërë kështu një nga 20 fëmijët (10 djem dhe 10 vajza) që u dërguan në kampin e përqendrimit Neuengamme, aty ku u bënë eksperimente çnjerëzore për tuberkulozin.

Atë ditë që mbërriti në kampin Neuengamme në 29 nëntor të 1944-ës, Sergio kishte ditëlindjen. Një dhuratë e shëmtuar, shumë!

Sergio dhe 19 fëmijët e tjerë arritën në kampin e përqendrimit, të shoqëruar nga Dr. Paulina Trocki dhe tre infermiere. Pas disa javësh, atyre iu injektuan doza të baktereve të tuberkulozit, gjë që i bëri ata të sëmureshin me shpejtësi. Fëmijëve të sëmurë iu hoqën nyjet limfatike në fillim të marsit. Jo, ata nuk krijuan antitrupa kundër tuberkulozit. Kështu, natën midis 20 dhe 21 Prillit të 1945-ës, disa ditë para mbarimit të luftës, Sergio dhe fëmijët e tjerë u transferuan në një shkollë në Hamburg, ku iu injektua një dozë morfine para se të vareshin.