Shume njerez nuk e dijnë që janë të prekur nga Diabeti, derisa trupi i tyre jep keto shenja

229

Shume njerez nuk e dijnë që janë të prekur nga Diabeti, derisa trupi i tyre jep keto shenja

Studimet e reja kanë treguar se 25% e njerëzve të prekur nga diabeti i tipit 2 nuk janë në dijeni se vuajnë nga kjo sëmundje.

Urinim i shpeshtë: Njerëzit e prekur nga diabeti kanë një organizëm që nuk është shumë efikas në shpërbërjen e ushqimit në sheqer. Kjo do të thonë se në gjak ka shumë sheqer të cilin trupi përpiqet ta nxjerrë nëpërmjet urinës. Jini të vëmendshëm ndaj urinimit gjatë natës. 1-2 herë është më se normale, por më shpesh se kaq konsiderohet si një shenjë paralajmëruese.

Etja e pashuar: Njerëzit e prekur nga diabeti përdorin pije të gazuara ose lëngje të ndryshme për të shuar etjen. Sheqeri më pas përthithet nga gjaku dhe kemi kështu krijohet një rreth vicioz.

Rënia nga pesha: Njerëzit e prekur nga diabeti mund të vërejnë një rënie të lehtë nga pesha. Kjo ndodh si pasojë e humbjes së lëngjeve dhe kalorive nëpërmjet urinës.

Uria: Kur trupi i njeriut ka nivele të larta të sheqerit në gjak, atëherë ai ka probleme në rregullimin e niveleve të glukozës. Këto probleme shkaktojnë të dridhura dhe një nevojë të madhe për karbohidrate dhe sheqerna.

Plogështia: Njerëzit e prekur nga diabeti vuajnë nga një plogështi e vazhdueshme. Kjo ndodh sepse ushqimi që konsumohet nuk shpërbëhet në energji dhe nuk arrin në qeliza.

Luhatjet e humorit: Luhatjet e humorit dhe temperamenti i keq janë disa shenja të diabetit. Niveli i lartë i sheqerit në gjak mund të imitojë simptomat e depresionit dhe të shkaktojë probleme të ngjashme.

Mpirja e këmbëve: Nivelet e larta të sheqerit në gjak mund të shkaktojnë komplikime të tjera përpara se ju ta kuptoni që vuani nga diabeti. Një prej këtyre shqetësimeve ka të bëjë me dëmtime të lehta nervore që shkaktojnë mpirje të këmbëve.

Këshillat si ta parandaloni në kushtet e shtëpisë

Konsumoni shumë fibra

Ushqimet e pasura me fibra janë një mik shumë i mirë i trupit tuaj dhe do t’ju ndihmojnë në parandalimin e diabetit. Fibrat përveçse do të ndihmojnë në balancimin e shëndetshëm të sheqerit në gjak, ndihmojnë edhe në parandalimin e sëmundjeve të zemrës.

Sasi të mëdha fibre mund të gjeni tek frutat si banania, portokalli, mollët apo luleshtrydhet. Tek perimet zgjidhni perimet me lëkurë të errët pasi sa më e errët lëkura aq më shumë fibra përmbajnë ato. Këtu fusim spinaqin, karotat, patatet apo brokolit.

Konsumoni shumë drithëra

Shumë nga ushqimet tuaja më të preferuara janë të përbëra nga drithërat, duke filluar që nga orizi apo gruri. Ushqimet me bazë gruri dhe drithërash e ndihmojnë trupin të ndihet i ngopur më shpejt.

Gjithashtu do të balancojnë dhe nivelin e sheqerit në gjak që është një nga shkaktarët kryesor të diabetit.

Humbisni në peshë

Nëse jeni mbipeshë hapi i parë drejt parandalimit të diabetit është sigurisht reduktimi i kësaj peshe. Çdo kilogramë i humbur në këtë rast është një mundësi e fituar për jetesë të mirë e të shëndetshme.

Një studim i fundit tregoi se personat që merren më aktivitet fizik dhe humbasin rreth 7% të peshës së tyre trupore ulin rrezikun e prekjes nga diabeti me 60%.

Aktiviteti fizik

Është shumë e rëndësishme që krahas regjimit të striktë ushqimor të ushtroheni rregullisht. Jetesa aktive mund të ulë sheqerin në gjak dhe të mbushë trupin tuaj me insulin natyrale. Këta dy faktorë do t’a mbajnë sëmundjen e diabetit shumë larg trupit tuaj duke ju dhuruar një jetesë të shëndetshme.