Pijet energjike janë një problem i madh për enët e gjakut; Lexoni se çfarë ndikimi kanë ato

158

Kur jeni të lodhur dhe masat që duhet të merrni janë “ekstreme” veçanërisht kur keni nevojë për një goditje energjie. Këtë ja u premtojn një pije energjike gjatë ditës.
Sipas John Higgins nga McGovern Medical School në UTHealth në Hjuston dhe nga ekipin e tij, kombinimi i përbërësve të pijeve energjetike kafeina, taurina, sheqeri dhe të tjerat kanë një efekt në funksionimin e enëve të gjakut.

Kjo mund të mos ketë ndikim afatshkurtër në dhënien e energjive, por mund të ketë një efekt afatgjatë në shëndetin dhe funksionin e zemrës, sipas një raporti në Science Daily.

Në këtë studim, i cili u publikua kohët e fundit nga Shoqata Amerikane e Zemrës, Higgins dhe ekipi i tij kanë studiuar 44 studentë jo duhanpirës, të shëndetshëm në të 20-at e tyre duke testuar funksionin e tyre endotelial para se secili prej studentëve pinte një pije energjetike.

Pastaj u testuan përsëri 90 minuta më vonë. Sipas Higgins, testet treguan se zgjerimi i enëve të gjakut kishte rënë ndjeshëm pas konsumimit të pijeve – nga 5.1 për qind në 2.8 për qind. Meqë pijet e energjisë po bëhen gjithnjë e më shumë popullore, është e rëndësishme të studiojmë efektet e këtyre pijeve tek ata që i pijnë shpesh dhe të se sa herë duhet ti konsumojnë ato.