‘Të ndihesh vetëm edhe kur je dy’. Vetmia që shumë e njohin dhe pak flasin

95

Buzëqeshje e rrallë dhe e shkurtër, pothuajse e detyruar. Shaka? Pothuajse asnjëherë. Përkundrazi, padurim, nervozizëm. Dhe heshtje. Kjo është historia e shumë çifteve që jetojnë nën të njëtën çati, ndajnë të njëjtin shtrat, por në thelb janë njerëz të vetmuar.

Vetmia e një çifti ka pamje boshe.

çifte të vetmuar shikojmë në restorante. Ata që teksa janë në tavolinë, ua kushtojnë gjithë vëmendjen ekraneve të celularëve të tyre. Ata që i shihni duke ecur në heshtje, të përhumbur pas kush e di se çfarë mendimesh. Ata që puthen fluturueshëm me buzë të ftohta dhe zemrën gjetkë.

Ndoshta vetmia është pak më pak e dukshme në dhomën e gjumit. Dialogu në intimitet nuk është domosdoshmërisht i nevojshëm. Por nuk mjafton. Disa tërheqje fizike nuk janë të mjaftueshme për t’ju bërë të ndjeheni më pak vetëm.

Megjithatë këto çifte qëndrojnë së bashku. Nuk i japin fund marrëdhënies edhe nëse nuk është dashuri e vërtetë, ndoshta për inerci? Apo ndoshta sepse janë të kënaqur me atë që kanë?

Mund të duket si një kontradiktore, por nuk është kështu. Në vend që të jemi “vetëm vetëm”, ??preferojmë shpesh të jemi “vetëm në çift”.

Këto janë marrëdhënie që fillojnë dhe mbarojnë pa mësuar asgjë. Sepse nuk kishte asgjë. Sepse ishte vetëm vetmia.