7 gjërat që ju ndodhin kur puthni dikë

154

Të puthësh dikë që do nuk të bën vetëm të ndihesh mirë shpirtërisht dhe të ndihesh më i lidhur me këtë njeri. Puthja krijon edhe efekte në shëndet.

Konkretisht?

Arterie më të shëndetshme

Një studim zbuloi se njerëzit që putheshin më shpesh kishin nivele më të ulëta të kolesterolit. Kur jeni duke u puthur, trupi fillon të prodhojë më shumë oksitocinë. Ky hormon ndihmon në lehtësimin e stresit dhe ankthit. Puthja mund të ndihmojë gjithashtu në uljen e presionit të gjakut.

Reaksionet alergjike mund të jenë më pak aktive

Puthja ul nivelin e stresit dhe ju mbush me emocione pozitive, të cilat mund të ndihmojnë në zbehjen e alergjive. Sidoqoftë, duhet të keni parasysh që nëse partneri juaj ka ngrënë diçka ndaj të cilës jeni alergjik, mund të shkaktojë një reaksion alergjik.

Dukesh më i ri

Shumë muskuj të fytyrës vihen në lëvizje kur jeni duke u puthur, kështu që tonifikon fytyrën si të ishe duke u stërvitur. Në minutë puthje, mund të djegë deri në 26 kalori. Dhe për shkak se puthja nxit rrjedhjen e gjakut në fytyrën tuaj, kjo mund të stimulojë prodhimin e kolagjenit dhe elastinës, të cilat mund të ndihmojnë që fytyra të duket më e re.

Dhimbja juaj e kokës ose ngërçet mund të bëhen më të lehta

Nëse keni dhimbje koke ose dhimbje menstruale, mund të jetë ide e mirë të përpiqeni të lehtësoni dhimbjen duke u puthur. Puthja zgjeron enët e gjakut dhe ul presionin e gjakut, kështu që mund të ndihmojë në zvogëlimin e dhimbjes.

Dhëmbët mund të kenë më pak kavitete

Puthja rrit prodhimin e pështymës, e cila mund të mbrojë dhëmbët nga bakteret e dëmshme dhe të parandalojë prishjen e dhëmbëve. Disa ekspertë thonë gjithashtu se jonet minerale në pështymë mund të ndihmojnë edhe në riparimin e lezioneve të vogla në smaltin e dhëmbëve. Sidoqoftë, higjiena juaj orale dhe ajo e partnerit tuaj është shumë e rëndësishme, sepse ka edhe baktere që mund të transferohen kur jeni duke u puthur.

Mund të humbni peshë

Puthja gjithashtu bën që trupi të prodhojë më shumë dopaminë. Nëse nuk ka mjaftueshëm nga ky hormon në trupin tuaj, mund të keni më shumë uri, që zakonisht do të thotë se mund të dëshironi të hani diçka jo të shëndetshme dhe me shumë kalori. Dhe edhe pasi ta keni ngrënë, mund të mos jeni plotësisht të kënaqur. Nivele më të larta të dopaminës mund të kontrollojnë oreksin tuaj dhe të ndihmojnë në parandalimin e shtimit të peshës.

Mund të ndjeheni më pak të përgjumur

Dopamina gjithashtu ndikon në nivelet tuaja të energjisë. Nëse nivelet e dopaminës janë të ulëta, ju mund të ndjeheni më të lodhur dhe keni nevojë për më shumë gjumë se zakonisht. Kjo është arsyeja pse puthja mund t`ju mbajë zgjuar më gjatë.