Vajza me 25 personalitete rrëfen historinë e saj

123

Një grua me çrregullim të identitetit disociativ ka rrëfyer historinë e saj. Ç`do të thotë të jetosh në një trup që u përket plot 25 njerëzve?

Bo Hooper është 23 vjeçe, por ka 25 personalitete. Nuk është në gjendje as të punojë, sepse i duhet ta ndajë trupin e saj me 25 identitete të ndryshme. Situata është më serioze dhe e vështirë nga sa mund të duket.

Mes gjithë personaliteteve i duhet ta ndajë me një djalë 13 vjeç, një grua të moshës së mesme të pakënaqur nga jeta, një adoleshent e 22 të tjerë, pra të gjinisë dhe moshave të ndryshme.

Bo ka edhe një të dashur i cili e pret derisa ajo të kthehet në trupin e saj. Kur Bo është “Toast” pra djalë 13-vjeçar e trajton të dashurin e saj si shok dhome dhe e fton të luajnë me lojëra.

Nuk ka një rregull të caktuar se kur shfaqet secili personalitet. Shfaqen krejt papritur dhe po ashtu largohen.

Secili personalitet ka shijet e vet në ushqim, rroba dhe madje edhe partnerë.

Bo e zbuloi çrregullimin nga i cili vuan në moshën 14 vjeçare, kur krejt papritur ndjeu urrejtje për miqtë e saj. U zu me ta dhe i mërziti pa shkak. Një nga miqtë iu kthye keq dhe në atë moment, kur Bo hyri sërish në trupin e saj, ajo kuptoi e tronditur se nuk kishte qenë vetja ajo e pesë minutave më parë. Ai ishte një djalë, quhej Texas dhe i urrente miqtë e saj.

“Ishte vërtet e frikshme”, thotë sot Bo.

Problemi i saj më i madh është se e ka të vështirë të mbajë mend se çfarë ka ndodhur në secilin personalitet.

Një nga studimet më të famshme të Çrregullimit të Identitetit Dissociative ishte kur psikiatrit amerikanë Corbett Thigpen dhe Hervey Cleckley kuptuan se pacientja e tyre, Eve White, 25, kishte personalitete të ndryshme. Historia e Evës u bë një film në 1957 i quajtur Tre Fytyrat e Evës. Pacientja, emri i vërtetë i të cilës ishte Christine Costner Sizemore, botoi një libër në 1977 në lidhje me përvojën e saj me çrregullimin. Ajo tha që identitetet e saj ndihmuan për të mbrojtur veten nga gjërat me të cilat nuk mund të përballonte, duke përfshirë të qenit dëshmitare në dy vdekjeve dhe në një aksident kur ishte fëmijë.