Votuesi i kohës së Nolit dhe Zogut, më i veçanti i zgjedhjeve të 2021

137

Zyber Carja, 106 vjeç, është ndoshta votuesi më i veçantë në këto zgjedhje.

Ai është një votues nga Librazhdi.

106-vjeçari është votues që nga koha e mbretit Zog, në diktaturë dhe tani në demokraci.

Ai kujton fare mirë përpjekjet e Fan Nolit, në atë kohë, i cili nuk ia doli dot të zhvillonte zgjedhje pas Revolucionit të Qershorit.

Më pas Ahmet Zogu mori pushtetin, për ta dorëzuar me nisjen e LUftës së Dytë Boërore.

Familjarët e tij thonë se edhe pse me raste ai ka pasur nevojë për ndihmë, nuk e ka treguar asnjëherë votën e tij.

/a.m/NOA.al