Ja pse meshkujt janë të fiksuar pas gj0ksit të femrave

103

Ka qenë dhe mbetet e vështirë për shkencëtarët që të shpjegojnë saktësisht kuriozitetin e meshkujve për gjòksin e femrave. Një teori e re pretendon ta ketë gjetur këtë sekret.

Larry J. Young, profesor psikiatër në Universitetin Emory, i cili studion bazën neurologjike të sjelljeve shoqërore mendon se njerëzit e shfrytëzojnë qarkun e neuroneve, që fillimisht u zhvillua për të forcuar lidhjen mes nënës dhe fëmijës gjatë ushqimit me gji, për të forcuar lidhjen mes meshkujve dhe femrave.

E vërteta është se meshkujt i pëlqejnë fëmijët, por e dashurojnë gjòksin. Gjatë kohës që nëna ushqen me gji fëmijën, gjoksi i saj stimulohet duke ndryshuar formë. Ky proces neurokimik ka si qëllim të rrisë përqendrimin dhe vëmendjen e nënës tek fëmija i saj.

Studimet e viteve të fundit kanë treguar se tek njerëzit, ky stimulim i ndryshimit të gjoksit nuk ndodh vetëm në çastin e ushqimit të fëmijëve.

Kur një partner prek apo ngacmon gjinjtë e femrës, ky veprim shkakton çlirimin e një hormoni polipeptid, i cili sekretohet nga gjëndra e hipofizës dhe që shkakton kontraktime në mitër ose nxjerrje qumështi. Në këtë rast vëmendja e femrës përqendrohet jo më tek fëmija, por tek partneri duke forcuar dëshirën e saj s*ksùale për këtë person.

Arsyeja se përse meshkujt janë kaq të tërhequr nga gjòksi shpjegohet me faktin se ky veprim shkakton tek femrat një ndjenjë afërsie për partnerin, duke e bërë atë më të dëshirueshëm.