Vajzat shqiptare që shesin trupin online: Është punë, për 4 muaj mora 1500 dollarë

154

Ajo është një vajzë e imët, me flokët e lyera bjond dhe e qetë. Takimi me të është gati “rastësor”, megjithatë ajo vendos të flasë, por me kushtin e vetëm, që të ruhet konfidencialiteti.

“Ndodhi sepse kisha nevojë për para. Nuk është se dëshiroja të zhvishesha apo të postoja foto të vetes”, shprehet A., një vajzë rreth të 25-ave, e cila jeton në Tiranë.

Për shkak të koronavirusit, ajo humbi punën në një kompanitë turistike dhe filloi të postojë foto gjysmë-nu.do në një rrjet social.

“Aplikova për punë por ishte gati e pamundur të gjeja një të tillë”, shprehet ajo për Gazetën “Si”.

A. më vonë krijoi një llogari në “OnlyFans” me rekomandimin e një mikut të saj.

Në këtë platformë, ndjekësit (followers) paguajnë një tarifë abonimi mujor (25 $ në muaj) për të pasur akses në fotot, videot ose transmetimet e drejtpërdrejta, ndërkohë që kompania merr 20% komision.

Pavarësisht se platforma, tashmë e bërë e njohur për pastime gjysmë-nu.do apo nu.do nuk u drejtohet vetëm njerëzve që shesin imazhe nu.do, shumë përdorues të OnlyFans e bëjnë diçka të tillë.

Ajo çfarë është për t’u vërejtur është se mes personave që postojnë foto ka edhe nga Shqipëria.

E tillë është dhe K., një vajzë 18-vjeçare, e cila është bërë pjesë e platformës, ndërsa poston me ‘nick-name’.

A. rrëfen se ka fituar 1500 dollarë brenda një periudhe prej katër muajsh, ndërkohë që foto të ngjashme poston edhe në llogarinë e saj në Instagram.

“Është punë. Përmes diçkaje të tillë paguaj qiranë dhe nevojat e mia të përditshme”, shpjegon ajo, ndërsa shton, se ajo nuk pranon dhe refuzon kërkesa për të postuar foto apo video, të cilat janë qartazi veprime s*ksùale, porse pohon, se ka shumë të rinj, që e bëjnë diçka të tillë.

A. vëren se e ka mbajtur të fshehtë këtë “punë” të saj nga miqtë më të afërt, pasi në të kundërt do të etiketohej prej tyre si një lloj prostitute, por pohon se numri i atyre që shesin foto nudo në rrjete sociale është vërtet i madh.

“Ka nga ata, që postojnë gjithçka në mediat sociale. Mendoj se shumë të rinj e shohin thjesht si mundësi punësimi në një kohë kur është e vështirë të gjesh punë.”

Mbase për këtë arsye, pavarësisht paragjykimeve, “shitja e nu.dove në internet, kohët e fundit është bërë diçka më e dukshme dhe më e pranueshme socialisht.”

“OnlyFans”, një platformë media sociale, që lejon njerëzit të shesin foto nu.do të vetes së tyre ka njohur një ‘boom’ gjatë periudhës së pandemisë. Por ndërkohë, “konkurrenca” brenda platformës, do të thotë se fitimet individuale kanë rënë.

S., e cila e humbi punën e saj në qershor, një nënë e vetme e një djali dyvjeçar duhej të kujdesej për të dhe si zgjidhje financiare gjeti pikërisht krijimin e një llogarie në platformë dhe shitjen e fotove nudo apo thjesht me të brendshme atje.

Në OnlyFans përdoruesit shesin përmbajtje origjinale ndaj atyre që e ndjekin faqen përkundrejt pagesës.

“Njerëzit mendojnë se të bësh foto nu.do dhe t’i postosh është e lehtë, por është punë e vështirë. Është një punë e vërtetë”,- komenton A.

“OnlyFans” është themeluar në vitin 2016 në Britani. Në dhjetor, platforma kishte më tepër se 90 milion përdorues dhe më shumë se 1 milion krijues përmbajtjeje (content creators), ndërkohë që në 2019 numëronte 120 000 të tillë.

Sipas Angela Jones, një sociologe amerikane, “njerëzit e bëjnë diçka të tillë nga dëshpërimi, pasi janë të shqetësuar dhe nuk kanë me se të ushqehen e nuk kanë me se të paguajnë dritat”.

Por kjo “punë” ka dhe anën e vet të errët dhe të rrez1kshme.

Ka nga ata, që pretendojnë se do të bëjnë shumë para (disa vërtet fitojnë), por në fund përfundojnë vetëm me disa qindra dhe nuk janë të kënaqur dhe janë të shqetësuar se fotot e tyre do të bëhen të dukshme e në të ardhmen do ta kenë të vështirë të gjejnë një punë.

Krijuesit më të suksesshëm të përmbajtjes së këtyre platformave janë përgjithësisht modele, p0rn0-starë apo njerëz të njohur të ekranit dhe jetës publike, të cilët kanë shumë ndjekës në mediat sociale.

Është interesante të vërejmë se “content creators” nuk janë vetëm vajza dhe gra, por edhe meshkuj të ndryshëm.

Kjo punë mund të cilësohet edhe si “punë digjitale s*ksi” dhe për ata që ndërveprojnë, duke ofruar shërbimin, jep iluzionin e sigurisë dhe privatësisë, pasi paguhen pa ndërvepruar fizikisht me klientët.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se është diçka e parrezikshme.

Shumë nga përdoruesit e faqes mund të bëjnë ‘screen-shot’ të fotove nu.do të ‘punonjësve’ dhe t’i bëjnë publike pa lejen e tyre.

“Nëse do të ndodhte diçka e tillë do të turpërohesha”,- pohon A., ndërkohë që shton se puna gjithashtu nuk është aq e thjeshtë.

“Një pjesë e punës është e papaguar: bërja gati, bërja e fotove, promocioni në mediet sociale dhe përgjigja ndaj kërkesa të klientëve.”

“Puna s*ksùale në internet është një alternativë shumë më tërheqëse për shumë njerëz sesa të dalin në rrugë ose të shesin shërbime të drejtpërdrejta s*ksùale”, thotë Barb Brents, një profesor i sociologjisë në Universitetin e Nevada, Las Vegas, ndërsa shton se, “çdokush që hyn në këtë lloj pune duhet të jetë i vetëdijshëm se ka rrez1qe.”

“OnlyFans” nuk është e vetmja platformë online, që ofron shërbime të tilla.

Një tjetër platformë në Britani, “AdmireMe”, gjithashtu ka njohur rritje të përdoruesve gjatë periudhës së pandemisë./ Gazeta Si