SAZAN GURI BËN SHPJEGIMIN: PËRSE TRADHËTOJNË BURRAT PASI GRATË MBUSHIN 50 VJEÇ

177

Ambientalisti Sazan Guri ka habitur së fundmi gjatë një bisede si i ftuar në një studio, teksa shprehet se burrat detyrohen të tradhëtojnë gratë kur ato mbushin 45-50 vjeç, duke qenë se i bien hormonet, sipas tij.

Ndër të tjera, Guri ka dhe një këshillë për gratë.

Ai i thotë atyre që të shtiren gjatë marrëdhënieve seksuale “45-50m bëj sikur o vëlla sepse ligji i fizikës nëse nuk plotësohet në shtëpi, do plotësohet jashtë.

Prandaj ligji i fizikës nuk njeh boshllëk, prandaj gruaja 45-50-55 vjeç jo të jetë vetëm amvisë”.

Pjesë nga biseda:

Sazan Guri shprehet se merita e vetme që kanë burrat është se jeta e tyre seksuale nuk përfundon kurrë, ndërsa tek gratë rreth moshës 45-50 vjeç i bien hormonet dhe burrat detyrohen të tradhtojnë.

Sazan Guri: Një meritë e burrave është tek jetëgjatësia e seksualitetit, ndërsa tek gratë fatkeqësisht bie pas moshës 45-50 vjeç. Në fakt ajo stimulohet me mendje.

Zhaklina Lekatari: Por bie dhe niveli i hormoneve.

Sazan Guri: Bëje, ca ke ti bëje, shtiru, 45-50m bëj sikur o vëlla sepse ligji i fizikës nëse nuk plotësohet në shtëpi, do plotësohet jashtë. Prandaj ligji i fizikës nuk njeh boshllëk, prandaj gruaja 45-50-55 vjeç jo të jetë vetëm amvisë, por të jetë edhe amvisë e kësaj qeverisje.

Rudina Magjistari: Dhe çfarë bën burri në këtë rast?

Sazan Guri: E kupton vetë se çfarë bën një burrë, nuk ka faj. Punon me një sekretare atje që ndan ndonjë hall, shqetësim.

Rudina Magjistari: Pra do të thuash që çifti janë moshatarë dhe kalojnë të ’50-at, burri ka patjetër, një raport apo histori tjetër?

Sazan Guri: Po, pra se ta tha se zonja Zhaklinë.

Zhaklina Lekatari: Bie libido. Jo çdo burrë tradhton, por nga ana biologjike bie sistemi i hormoneve./faxweb.al/