“Fansi i armatosur më kërcënoi”, Rovena Stefa rrëfen tmerrin që përjetoi në Suedi

228

Kengëtarja Rovena Stefa ka rrëfyer detaje të patreguara nga jeta e saj private në një emision televiziv.

Stefa ka treguar se si ishte kërcënuar një fans i armatosur në Suedi.

« Ka qenë në Suedi, një shqiptar i fiksuar. Kam qenë në prapaskenë me 2 këngëtarë të tjerë dhe sigurimin, dhe ai ka gjetur një mënyrë dhe ka ardhur aty mbrapa (në prapaskenë) dhe kishte armë me vete. Më tha: ‘O do vish me mua o ska…’, ka thënë Stefa.

E njëjta gjithashtu kafolur edhe për mllefin që ka ndaj moderatorit Arian Çani, i cili është shprehur së fundmi në një nga emisionet e tij, se dikur i gjithë Ballkani ka qenë helen.

“Jo, unë nuk kam asgjë me Çanin, kam qenë edhe e ftuara e tij. Nuk kam folur vetëm unë për Çanin, kundra deklaratave për helenikët. Në vende të tjera, për deklarata të tilla, njerëz publik përfundojnë në burg. Foli në një mënyrë të tillë, duke përçmuar vendin, duke përçmuar historinë tonë, dhe kjo më preku, ndaj dhe reagova ashtu”, ka thënë këngëtarja Stefa.