SHKESI SHQIPTAR I MARTESAVE ZBULON SHKAQET E DIVORCEVE: JANË VJEHRRAT

158

Shkesi shqiptar nga Peja e Kosovës, Haxhi Rrahman Lajqi ka finalizuar me sukses rreth 120 martesa.

Përveç kësaj, mbi mosmarrëveshjet e shumta, ai ka ndërmjetësuar edhe në 93 divorce vetëm gjatë vitit të kaluar.

Sipas tij, shkaktari kryesor i këtyre divorceve, kanë qenë vjehrrat.

Fakti që bën këtë punë, ai thotë se sistemi ka qenë që i tillë, që ndërmjetësuesit i është dashur të jetë njeri me shumë dinjitet.

Megjithatë rpanon se martesat me shkuesi sot janë më të rralla.

“Sot fejesat po bëhen ndryshe pasi të rinjtë po e gjejnë vetë njëri-tjetrin. Por familjarët ende po kanë dëshirë që shkesi t’ia vendosë “kapakun” kësaj pune”, – tha ai.

Haxhi Rrahman Lajqi edhe sot e kësaj dite në një dhomë në lagjen Fidanishte të Pejës, zgjidh probleme të ndryshme lidhur me martesat.