Mosha kur njerëzit janë më të lumtur në jetë nuk është ajo që keni në mendje

119

Të 20-at? Apo të 40-at? Nuk është asnjëra prej këtyre, nëse të gjithë jeni të ndarë në këto dy grupe ose, nëse deri tani keni dëgjuar që këto janë moshat ideale kur njeriu është më i lumtur se në çdo fazë tjetër të jetës.

Deri vonë është besuar se mosha ideale kur njeriu arrin kulmin e lumturisë është 16 deri 21 vjeç dhe më vonë, thuhej se sërish njeriu e prek lumturinë në moshën 40-vjeçare.

Nga studimet e fundit, të dyja këto teori kanë rënë poshtë. Ekspertët e “London School of Economics and Political Sciences”, kanë arritur në përfundimin se kulmi i lumturisë është në moshën 23 dhe 69-vjeçare. Po pse pikërisht këto dy mosha, kaq ekstremisht larg njëra-tjetrës?

Ekspertët argumentojnë se mosha 23-vjeçare është idealja për të qenë të lumtur, sepse në këtë fazë të jetës njeriu ka mbaruar studimet e larta dhe pret të shikojë nga e ardhmja për ndërtimin e një karriere. Po kështu, kjo është edhe mosha ideale kur mund të kesh në krah një njeri, me të cilin të krijosh një raport të qëndrueshëm, deri edhe në martesë.

Po mosha 69-vjeçare?

Mendohet se lumturia rikthehet te njeriu edhe në moshën 69-vjeçare për arsye se kjo është një periudhë e jetës kur “të gjitha punët i ke mbaruar”. Është një periudhë e lumtur, sepse shumë njerëz janë gati të shijojnë pensionin dhe të kujdesen për familjen që është rritur pas tyre. Gjyshër që gëzojnë rritjen e nipave dhe mbesave, a ka lumturi më të madhe se kjo?/Class