10 gjërat që duhet të bësh pasi zbulon se partneri/ja të ka tradhëtuar

166

E kape duke të tradhëtuar, po tani? Të mësosh se partneri/ja të ka tradhëtuar është një dhimbje e papërshkrueshme. E gjithë bota të shembet mbi kokë, pasi kjo nënkupton një shuplakë të madhe për marrëdhenien tuaj apo edhe një start i ri në jetë. Mirëpo përpara se të vendosni se çfarë duhet të bëni, hidhni një sy këtyre 10 veprime që duhet të merrni në konsideratë, kur zbuloni se partneri ju ka tradhëtuar.

Merr frymë thellë
Jepi vetes kohën dhe hapësirën që të duhet për të përjetuar emocionet. Nëse ke dëshirë të ulërasësh, atëherë ulërit, nëse ke dëshirë të qash, atëherë qaj! Do të të bëjë të ndjehesh më mirë.

Kërko ndihmë tek miqtë
Asgjë nuk kalohet dot vetëm, ndaj në këto ditë të errëta drejtohu tek personat e zemrës, ata që të duan,të mbrojnë dhe nuk do të gjykojnë.

Nis të kuptosh se çfarë ndodhi
Sigurohu që të dëgjosh partnerin tënd dhe mos dil në kokluzione personale. “Edhe përse me siguri nuk do të dëgjosh detaje specifike, duhet të mësosh arsyet e vërteta përse ai e bëri këtë veprim” – tregon ekspertja e seksit Bethany Ricciardi.

Duhet të dish se nuk është faji yt
Pavarësisht se cila është situata, partneri/ja kishte një marrëdhënie me ty dhe duhet të qëndronte bensik/e. Për këtë, nuk duhet të fajësoni aspak veten.

Nis dhe pesho mundësitë e tua
Është shumë e vështirë për të marrë një vendim final, por duhet t’i japësh drejtim marrëdhënies tënde. “Nis të mendosh nëse do e falësh, apo jo dhe jeto jetën tënde” – vijon Ricciardi.

Prit 24 orë përpara se të marrësh një vendim
Asnjëherë mos merr vendime të rëndësishme menjëherë, jepi vetes të paktën 24 orë kohë. Kur të mësosh se të kanë tradhëtuar, mendo me qetësi dhe vendos çfarë është më e mira për ty.

Mendo për marrëdhënien tënde
Duhet të hedhësh një hap pas dhe të mendosh nëse realisht mund ta falësh tradhëtinë. Nëse vendos të vijoni bashkë, duhet të zhvillosh një bisedë ku të diskutoni sesi duhet të ecni përpara.

Shmang rrjetet sociale
Në ato ditë të vështirë, mos guxo të mendosh të futesh në rrjetet sociale. Nuk po flasim vetëm për të parë se çfarë po ndodh, por mos e çoni ndërmend të hapni profile falso, apo të bëni partnerin/en xheloz me postimet. Fokusohu tek vetja dhe procesi i shërimit dhe qëndro larg rrjeteve sociale.

Prano çfarë ndodhi
Shumë njerëz refuzojnë të pranojnë se çfarë ndodhi. Mirëpo kjo nuk do t’ju ndihmojë aspak, ndaj përballuni me problemin, pasi vetëm në këtë mënyrë mund t’ia dilni të ecni përpara.

Mos harro të kujdesesh për veten
Ai/ajo të tradhëtoi! Hidhe pas krahëve dhe kujdesu për veten. Mos harro të ushqehesh mirë dhe të pish shumë ujë, pasi jeta vazhdon edhe pa ata persona.