PIRAMIDA E TIRANËS PO NDRYSHON, JA PAMJET QË NA VIJNË NGA KRYEMINISTRI RAMA

214

Piramida në kryeqytet do t’i nënshtrohet rikonstruksionit. Në projektin e paraqitur, parashikohet një ndryshim thelbësor në aspektin vizual.

Projekti parashikon krijimin e një piramide të hapur, më dyer xhami që më së shumti do të qendrojnë hapur, e rrethuar nga një pyll të ngjashëm me atë në qendër të kryeqytetit si dhe e aksesueshme nga të gjithë.

Projekti parashikon rigjallërimin e zonës duke krijuar një hapësirë relaksi me stola, kafene e bibliotekë.

Po ashtu, parashikohet të ndërtohen shkallë betoni në pjesën e sipërme që shkojnë nga poshtë lart.

Piramida e ndërtuar në fund të viteve ’80 si muze I diktatorit, Piramida humbi funksionin e saj në vitet ’90. Përgjatë viteve ajo ka shërbyer për funksione të ndryshme private dhe publike. më herët ka ekziktuar një projekt që parashikonte shembjen e saj dhe ndërtimin e korpusit të ri parlamentar të vendit. projekti nuk u realizua dhe piramida prej disa vitesh ka mbetur si godinë e braktisuar, e pavizitueshme dhe në degradim nga mungesa e investimeve.

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar një video 3D të projektit se si do të transformohet Piramida në kryeqytet. Në postimin e tij, kryeministri shkruan se Piramida do të kthehet në një “kryevepër të zhvillimit urban”.

“Dhe me projektin e Rilindjes së Piramidës, e cila pas 30 vjetësh agoni, do të kthehet në një tjetër kryevepër të zhvillimit urban, që do të përhapë kudo nëpër botë lajmin e radhës për Tiranën e për Shqipërinë moderne që duam, duke u bërë pikëtakimi i ri i më të rinjve me të ardhmen përmes “Qendrës Rinore për Teknologjitë Krijuese”, si edhe një tjetër zonë tërheqëse për të gjitha moshat, ju uroj një të dielë të bukur” shkruan kryeministri