FOTOT/ Nga ish-Missi me ‘ballkonin e rrezikshëm’ tek kandidatja e fotove h o t, sa vota morën ‘vajzat’ e Kujtim Gjuzit dhe kreu i Konservatorëve

182

Ish miss-i shqiptar Silvana Bushati, e cila kandidonte për deputete në zgjedhjet e 25 prillit, nën siglën e partisë së drejtuar nga Kujtim Gjuzi, Aleanca Bashkimi Popullor Emigracioni – Ora e Shpresës dhe Konservatorët, ka arritur të sigurojë vetëm një votë.

Silvana Bushati kandidonte në Qarkun e Shkodrës dhe ishte renditur e treta në listë, por mesa duket, nuk ka arritur të ‘bindë’ as famijarët e saj për ta votuar, duke dalë kështu me një rezultat zhgënjyes, me një votë që ndoshta është e saj.

bushati-2

Gjithsesi, në listën e kandidatëve të ABEOK në qarkun e Shkodrës Bushati nuk është kandidatja e vetme që ka marrë një votë.

Siç shihet në listë, janë edhe Shtjefen Staku dhe Altin Gjeloshaj, ndërsa me zero vota kanë dalë Jurgen Fregjaj e Bardhe Lisi.

Një rezultat zhgënjyes në qarkun e Durrësit ka marrë edhe vetë kreu i Konservatorëve, Kujtim Gjuzi, vetëm 3 vota.

Ndërkohë një tjetër kandidate për deputete e listës së Konservatorëve është edhe Anita Dervishi.Burri futbollist e tradhëton, Silvana Bushati: E fala! #EXPULS - YouTube

Ajo u bë e njohur në fushatë për fotot hot që postonte në rrjetet sociale.

Sipas KQZ, Anita Dervishi, e renditur e treta në listën e kandidatëve për qarkun e Durrësit, ka marrë 5 vota.

DEKLARATAT DHE PERPLASJA

Kujtojmë që ish-Missi Silvana Bushati ka pasur një përplasje në emisionin “Procesi Sportiv”, me Kujtim Gjuzin, ku ky i fundit e ngacmoi për gjoksin, ndërsa i tha:

“Je veshur shumë bukur, si ti si mbesa ime që kam këtu në krahë ashtu edhe vajza përballë (referuar Silvana Bushatit) që s’ka nevojë për koment, pasi ka një ballkon të rrezikshëm dhe duket. Ballkonet janë të rrezikshme tek femrat”.

Më herët, Bushati ka deklaruar në një intervistë televizive se në moshën 23 vjeçare ka menduar të bëjë operacion vithet.

Për “Vizioni i Pasdites” ajo zbuloi se ishte vetë 23 vjeç kur u nis në Serbi për të kryer ndërhyrjen, por ishte doktori ai që e ndaloi.

“Dikur isha shumë e re dhe kisha kompleks vithet. Shkoj në Serbi, rastisa aty dhe shkova për t’i bërë. Më thotë doktori : sa vjeçe je? Unë në atë kohë isha 23-24 vjeçare. sikur ti të rrije 2 muaj me mua në palestër, më tha doktori, jam i sigurt që ti këtë derë kurrë nuk do ta shihje për këtë punë. Normalisht nuk e bëra”, ka deklaruar ajo.

 

Kandidatja për deputete Anita Dervishi që po çmend ndjekësit në  Instagram(Foto) - Zjarr.tv

Kandidatja për deputete “çmend” fansat me pozat provokuese në “Instagram”  (FOTO) - Top Channel

Çmendi rrjetin/ Kandidatja e Kujtim Gjuzit shkakton "tërmet" në Durrës, ja  sa vota mori - Zgjedhje 2021

A të përdori Kujtim Gjuzi?', Silvana Bushati s'e konsideron: Ai do të jetë  si Donald Trump, është pak shumë… – Dosja AL

I hap këmbët shefit dhe…”. Silvana Bushati akuza Gazetares së To-Channel:  Më vodhi projektin, kisha 1 vit që… – Korrieri.net