Test psikologjik: Zgjidhni një yll dhe zbuloni çfarë do të thotë kjo për qëllimin tuaj në jetë

198

A i dini qëllimet, projektet dhe ëndrrat tuaja? Çfarë duhet të bësh për të patur sukses? Po sikur të keni nevojë për ndonjë këshillë ose jeni përhumbur në mendimet tuaja? Bëni zgjedhjen tuaj dhe zbuloni çfarë fshihet pas saj, sipas “Italia Feed”.

Nëse keni zgjedhur:

Nr.1

Ylli numër 1 thotë se fokusi juaj kryesor është mirëqenia materiale. Ju dëshironi të arrini një nivel financiar shumë të lartë.

Nr.2

Do të thotë që qëllimi juaj në jetë është të krijoni një familje të mirë, në mënyrë që gjithçka të jetë e ngrohtë dhe e qetë. Familja për ju është gjëja më e çmuar që një person mund të ketë. Kështu e imagjinoni lumturinë. Shtëpia për ju është, mbi të gjitha, njerëzit e afërt.

Nr.3

Do të thotë që qëllimi juaj në jetë është zhvillimi personal. Ju dëshironi të luftoni me të metat tuaja, të ndryshoni veten për t’u përmirësuar, sepse jeni i sigurt se vetëm në këtë mënyrë bota do të përmirësohet.
Nr. 4

Do të thotë që jeta juaj ka një qëllim: të sjellë gëzim tek njerëzit, tek ata që janë më afër jush. Ju dëshironi ta bëni jetën pak më të mirë.

Ju e kuptoni që secilit prej tyre ndonjëherë u mungon ngrohtësia, dashuria dhe mirëkuptimi. Dhe nëse secili person përpiqet t’u japë gëzim njerëzve të tij të afërt, do të ketë shumë më shumë lumturi në botë.

Nr.5

Kjo do të thotë që qëllimi juaj është të bëheni një person i lirë dhe i pavarur. Ju dëshironi të jeni të lirë nga çdo formë e varësisë, siç janë zakonet e këqija, komplekset, dogmat dhe stereotipet. Mendimi juaj duhet të jetë i lirë nga normat dhe idetë e imponuara nga shoqëria.

Nr.6

Do të thotë që qëllimi juaj është të jeni në gjendje të udhëtoni, ju doni të udhëtoni nëpër botë.

Udhëtimi ju jep ndjenjën e lirisë totale dhe ju lejon të shpëtoni nga jeta “normale”, të shihni dhe të përjetoni diçka të re.

Nr.7

Kjo do të thotë që qëllimi juaj është të jeni të pavarur financiarisht dhe të suksesshëm. Ju dëshironi të keni atë sasi parash që do t’ju bëjë të mos keni nevojë për asgjë.

Ju e kuptoni që duhet të kurseni dhe investoni të paktën 10% të asaj që keni fituar, që ato të bëhen një mjet financiar që më vonë të punojë për ju.