Tani që vajzat kanë marrë patentën e makinës, Michelle Obama rrëfen frikën më të madhe

119

Si rrallëherë Michelle Obama ka folur mbi frikën e saj të madhe. Tani që vajzat janë rritur dhe përballen vetë me botën, Michelle merakoset se mos bien pre e racizmit. Kohët e fundit janë shënuar disa raste ku policët kanë tejkaluar kompetencat dhe madje kanë vrarë gjatë momentit të ndalimin, njerëz me ngjyrë, të paarmatosur.

Ish-Zonja e Parë në një intervistë mëngjesi ka thënë:

“Ato e ngasin vetë makinën tashmë. Unë jam e shqetësuar vazhdimisht se mos dikush që nuk di asgjë për to – se sa mësojnë, sa të sjellshme janë – mund të shikojë vetëm shpinën e tyre, të mërzitet prej muzikës së lartë që mbajnë teksa ngasin makinën dhe të dalin në përfundime të paqena. Si shumë prindër të fëmijëve me ngjyrë, akti i thjeshtë i të marrit një patentë makine, na fut frikën në palcë. Mendoj se duhet të flasim pak më shumë në lidhje me këtë temë dhe t`u kërkojmë bashkëqytetarëve tanë të na dëgjojnë dhe besojnë më shumë. Të gjitha ata fëmijë që iu bashkuan protestave ‘Black Lives Matters’ nuk kanë përse të shqetësohen për këtë gjë. Ata dalin në rrugë, sepse duhet. Ata përpiqen thjesht t`u tregojnë bashkëqytetarëve se janë njerëz si gjithë të tjerët dhe se frika që ndjejnë ndaj tyre është e palogjikshme. Bazohet në disa histori të errëta që duhen lënë pas për të vazhduar përpara”, ka thënë Michelle Obama.

Për të nxitur ndërgjegjësimin mbi racizmin Michelle Obama ka publikuar një program për fëmijë në Netflix.