Spitali e hodhi te koshat e plehrave, ndërron jetë 40-vjeçari Arben Hoti

252

Ky është Arben Hoti.

Pak ditë më parë Klan Plus transmetoi një kronikë në të cilën ai e kishte të pamundur të merrte kurim nga Spitali i Shkodrës pasi bluzat e bardha nxirrnin nga Urgjenca duke e hedhur pranë koshit të mbeturinave.

Shqetësimin e Arbenit ia adresuam edhe drejtorit të Spitalit të Shkodrës Ardjan Dajtit.

Ditën e sotme nga familjarët është bërë e ditur se Arben Hoti ka ndërruar jetë për shkak të sëmundjes që vuante. Arbeni prej më shumë se 1 muaji i kishin filluar shqetësimet.

Shpesh nga familjarët por edhe nga banorët e zonës është transportuar me urgjencë për në Spital, por aty nuk e ka marrë mjekimin e nevojshëm, çka ka sjellë edhe vdekjen e tij./shkoder.info