SI DO TË NDRYSHOJNË RREGULLAT E FLUTURIMIT ME AVION TANI E TUTJE

109

Pas pandemisë që kaloi e gjithë bota, asgjë nuk do të jetë më parë.

Rregullat duket se do të ndryshojnë edhe përgjatë fluturimit me një avion.

Këtë gjë e fakton një studim i McKinsey me titull “Kthimi në të ardhmen”, ku theksohet se sektori i linjave ajrore është i gatshëm për ndryshime pas Covid-19 “.

Studimi I cili sapo u botua analizon ndikimin e Covid-19 në sektorin e aviacionit dhe identifikon pesë trende që do të ndryshojnë thellësisht mënyrën se si njerëzit fluturojnë nga tani e tutje.

Sipas studimit të McKinsey, trafiku ajror pritet të kthehet në normalitet vetëm në 2024.

Në fakt, në vitin 2020, të ardhurat e industrisë së aviacionit ishin 328 miliardë dollarë, rreth 40% e atyre të një viti më pare, një vlerë që shënon një kthim në nivelet e vitit 2000.

Pandemia ka shkaktuar pesë transformime rrënjësore në industrinë e aviacionit.

Për secilën nga këto ndryshime, McKinsey ka identifikuar disa zgjidhje që linjat ajrore duhet të zbatojnë për t’u përshtatur me ndryshimet.

1. Udhëtimi për kohën e lirë do të ndihmojë në rimëkëmbjen

Udhëtimet e biznesit do të marrin më shumë kohë për tu rikuperuar, dhe madje edhe atëherë, ka të ngjarë të rikuperohen vetëm në rreth 80% të niveleve parapandemike deri në vitin 2024, për shkak të qëndrueshmërisë së disa formave të punës në distancë dhe mënyrave të tjera fleksibël të punës, prandaj do të ketë më pak udhëtime biznesi .

Në këtë drejtim, linjat ajrore duhet të ripërcaktojnë ekonominë e biznesit të tyre, veçanërisht fluturimet me distanca të gjata.

Një kontribut më i ulët nga trafiku i biznesit mund të kërkojë një logjikë tjetër të çmimeve dhe ndryshimeve në rrjet.

Së fundmi, kompanitë duhet të rikonfigurojnë kabinat për të përballuar rritjen e pjesës së trafikut turistik.

2. Rritja e çmimeve të biletave të linjave ajrore

Duke u mbështetur në ndihmën shtetërore, linjat e kreditit dhe çështjet e obligacioneve, industria grumbulloi më shumë se 180 miliardë dollarë borxh në vitin 2020, ekuivalente me më shumë se gjysmën e të ardhurave totale vjetore të vitit.

Kjo mund të barazohet me një rritje prej rreth 3% të çmimit të biletave ajrore.

3. Linjat ajrore: Teknika do të bëjë një ndryshim

Ndërsa shumë kompani ajrore janë në vështirësi financiare, McKinsey rekomandon që të investojnë më shumë në teknologjinë e informacionit dhe dixhitalizimin.

Para pandemisë, linjat ajrore shpenzuan rreth 5% të të ardhurave të tyre në IT, një vlerë relativisht e ulët krahasuar me industritë e tjera.

4. Më shumë avion sesa fluturime

Aktualisht ekziston një disponueshmëri e tepërt e avionëve, pjesërisht për shkak të mbiprodhimit nga prodhuesit para pandemisë dhe pjesërisht për faktin se disa transportues u kthyen furnizuesve avionë relativisht të rinj.

Çmimet për qiranë e avionëve të përdorur kanë rënë dhe ka të ngjarë të qëndrojnë të ulëta (qiraja mujore e një Boeing 777-300ER 2016 ishte rreth 1.2 milion dollarë në 2019 dhe ra në më pak se 800,000 dollarë në 2020).

Në këtë pikë, transportuesit duhet të bllokojnë porositë për avionë të rinj ose të konfirmojnë qiratë operative tani që kërkesa është e ulët.

5. Transport joadekuat i mallrave ajrore

Para pandemisë, fluturimet e mallrave përbënin rreth 12% të të ardhurave totale të industrisë.

Kjo përqindje u trefishua vitin e kaluar. Vetëm 21 (nga 77 në 2019) të linjave ajrore nëpër botë që raportuan performancën e operimit arritën fitime pozitive operative në tremujorin e tretë tradicionalisht më fitimprurës të vitit 2020.

Midis këtyre 21 linjave ajrore, të ardhurat nga ngarkesat zënë mesatarisht 49% të të ardhurave totale.

Prandaj, kompanitë duhet të kërkojnë të rrisin shërbimet e mallrave./Përkthehu:allnews.al