Ju mpihen duart? Zbuloni çfarë po ju paralajmëron trupi juaj

181

Të gjithëve na ka ndodhur të na mpihen duart, por na ka shkuar ndërmend se pse ndodh kjo ndjesi e cila nuk duhet anashkaluar.

Fillimisht duhet të dini se e gjitha kjo njihet me emrin “Carpal tunnel syndrome”, sindroma e kyçit të dorës, e cila s’është gjë tjetër veçse një ngjeshje e nervave.
Simptomat e para janë mpirja dhe ndjesia e shpimit të duarve si më gjilpërë. Përgjithësisht sindroma në fjalë prek më së shumti gratë.

Ajo që duhet të bëni fillimisht është pak pushim. Nëse keni një punë që i mban vazhdimisht duart dhe kyçet në lëvizje, e mira është që çdo 2- 3 orë të ndaloni dhe qetësoheni pak. Lëvizini duart, gishtërinjtë, bëni disa ushtrime specifike dhe tërhiqni muskujt.

Kur punoni në kompjuter mbani kyçin drejt. Studimet kanë treguar se ka një lidhje të drejtpërdrejtë midis pozicionit të kyçit dhe kësaj sindrome. Rregullojeni karrigen në mënyrë të atillë që parakrahët tuaj të jenë në të njëjtin nivel me tastierën. Mundohuni t’i mbani kyçet sa më drejt, pa i lakuar shumë.
Një pozicion i keq në karrige ju dëmton jo vetëm shpinën por ushtron presion te shpatullat, të cilat ndikojnë te kyçi dhe duart.