Gjendje e rëndë me COVID 19: Spitalet gjermane po arrijnë kufijtë e kapacitetit

213

Gjendje e rëndë me COVID 19: Spitalet gjermane po arrijnë kufijtë e kapacitetit

“Në disa lande, si në Saksoni, numri i pacientëve që kanë nevojë për kujdes intensiv është pesë herë më i lartë sesa në prill. Atje klinikat po arrijnë kufijtë e kapaciteteve të tyre ose i kanë tejkaluar ato”, tha Gerald Gaß, Presidenti i Shoqatës së Spitaleve në Gjermani (DKG) për gazetën “Welt am Sonntag”.

Në përgjithësi, ka 40 përqind më shumë pacientë me COVID-19 në repartet e kujdesit intensiv sesa në pranverë. Rreth 16.000 pacientë trajtohen në pavione normale. Kostot e kujdesit janë dukshëm më të larta se sa për pacientët e tjerë, shtoi Gass.

Gaß hodhi poshtë kritikat se klinikat po e dramatizojnë gjendjen në mënyrë që të detyrojnë autoritetet që t’u japin më shumë ndihma financiare. Rivendosja e të ashtuquajturave tarifa për ruajtjen e vendeve të lira për trajtim intensiv, do të ishte një hap i mirë. Por mund të ndihmojë vetëm disa klinika, për shkak të “kritereve shumë kufizuese të shpërndarjes”. Në fakt, shumë spitale duhet të kufizojnë kujdesin për të sëmurët e tjerë, për shkak të shtimit të numrit të personave të sëmurë me COVID-19.

Qeveria federale i ka rifutur në nëntor tarifat për mbajtjen e vendeve të lira. Këto janë një lloj kompensimi financiar për spitalet, sepse ato detyrohen të shtyjnë operacionet që nuk janë urgjente, për të ruajtur vendet e lira për të infektuarit me virusin Corona. Ndryshe nga vala e parë e pandemisë Corona në pranverë, pagesat janë të lidhura me disa kritere që lidhen me situatën aktuale të Corona-s dhe rëndësinë e spitalit për kujdesin urgjent.

Deutschland I Caritas-Klinik Maria Heimsuchung in Berlin Pankow
Gernot Marx, nga klinika universitare në Aachen, thotë se ende ka kapacitete për pacientët që vijnë nga spitalet tjera më të vogla. Por problemi më i madh është mungesa e personelit të cilët duhet të kuJdesen për pacientët në repartet intensive. Në veçanti ku dihet se personeli mungon edhe në sektorët tjerë të spitaleve.

“Nuk është problem mungesa e shtretërve për trajtimin e pacientëve në gjendje të rëndë, por personeli i kualifikuar”, thotë Marx. Në faqet e internetit të shoqatave ekziston edhe një regjistër për trajtim intensiv. Këtu jepen raportet ditore për gjendjen e spitaleve dhe kapacitetet e lira për tratjimin intensiv të pacientëve në Gjermani.

Ndërkohë janë shënuar edhe rastet e para kur spitalet kanë refuzuar pranimin e të sëmurëve me COVID-19, për shkak të mungesës së kapaciteteve. Klinika në Dresden ka bërë të ditur se kapacitetet e tyre janë mbushur. Për pacientët tjerë në raste emergjente, në rast të ndonjë sulmi kardiak apo goditje cerebrale, por shumë operacione normale mundësisht duhet të shtyhen.DW