Për një arsye të vetme, Lori Hoxha dhuron një palë këpucë super të shtrenjta!

122

Lori Hoxha është një nga blogeret më të ndjekura në Shqipëri dhe shumë vajza drejtohen tek ajo nëse u duhet të marrin këshilla rreth modës e trendeve të bukurisë. Shpesh ajo ju lë hapësirë ndjekësve të saj në rrjete sociale për ta pyetur rreth gjithçkaje që duan të mësojnë dhe kurioziteti është gjithmonë shumë i madh.

Së fundmi, ajo ka vendosur të dhurojë një palë këpucë, të cilat i kishte porositur për një set fotografik, por që nuk i erdhën në kohën e duhur dhe tanimë nuk i duhen. Kjo ka qenë dhe arsyeja pse Lori do t’i dhurojë për një nga ndjekëset e saj në Instagram.

“Po i dhuroj këto. Thjesht sepse nuk arritën të përdoreshin për qëllimin e caktuar, por njërës prej jush mund t’i duken bukur. Numri 36, janë shumë të parehatshme. Nëse i do, thjesht komento dhe do zgjedh një nga ju nesër. Oh duhet të më ndjekësh mua që të jetë e drejtë”, ka shkruar Lori krahas fotos së këpucëve.

Prej muajsh po përflitet se Lori Hoxha dhe Vis Bajraktari mund të jeni rikthyer bashkë. Ose ndoshta mund të mos jenë ndarë kurrë. Ku i dihet. Kohë më parë, ndjekësit e tyre vunë re se Lori dhe Visi kanë veshur të njëjtën bluzë. Një bluzë e zezë me të njëjtin model e veshur në një hark kohor prej pak ditësh nga njëri-tjetri i ka bërë shumë persona të dyshojnë se Lori dhe Visi janë sërish çift.

Nuk dimë të themi me siguri se çfarë ka mes tyre pasi ekziston edhe mundësia që të kenë mbetur miq. Lori dhe Visi janë treguar shumë të rezervuar. Ata nuk folën kurrë për lidhjen e tyre dhe në rrjete sociale po ashtu tregoheshin të rezervuar, por fotot në vende të përbashkëta gjithmonë i “tradhtonin” dhe zbulonin hapur se ata ishin gjithmonë të pandarë nga njëri-tjetri.

Në media u raportua se ata i dhanë fund lidhjes së saj gjashtë vjeçare 2 vite më parë. Si fillim mjaftoi fakti që ata nuk ndiqeshin më bashkë në rrjete sociale për të ngritur dyshimet se nuk ishin më çift. Më pas disa postime thumbuese që dukeshin sikur ja drejtonin njëri-tjetrit i vunë vulën faktit se ata nuk ishin më bashkë.

Por, jo rrallëherë rrjetet sociale na kanë gënyer dhe ky mund të jetë një tjetër shembull.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Lori Hoxha (@lorihoxha)

Ka lënë pas historinë e vjetër, Lori Hoxha në lidhje të re dashurie? -  GazetaBlic

I dashuri i Lori Hoxhës feston ditëlindjen dhe zbulon destinacionin luksoz  të festës | CNA.AL

Nuk dua t'ja di më”, Lori Hoxha zbulon 18 gjërat që nuk dinit për të: Kam  13 tatuazhe që i urrej (Video) - Shqiptarja.com

Edhe Lori Hoxha paska "kokë shqiptari", zbuloni ësndrrën e saj të madhe

Motrat Hoxha, pushimet e ëndrrave në Maldive - Content, Showbiz - ikub.al