Katër gabimet që të rriturit s’duhet t’i përsërisin më kurrë me bebet e tyre

141

Të sjellësh një fëmijë në jetë është gjëja më e bukur që mund t’i ndodhë një gruaje dhe është krejtësisht e natyrshme që familjarët dhe njerëzit e afërt të duan t’i bashkohen këtij gëzimi dhe të kalojnë kohë me foshnjën Gjithsesi, janë disa gjëra të cilat vizitorët duhet t’i kenë parasysh para këtij takimi. Kështu dhe nënat do të jenë shumë herë më të qeta. Kur vjen puna tek vizitorët, prindërit detyrohen të luajnë rolin e ‘të keqit, por e gjitha kjo ka një shpjegim. Kështu që merreni vesh njëherë e mirë çfarë duhet të kemi parasysh kur takojmë një bebush?

1. Harrojini puthjet Të puthësh një bebush nuk është aspak e këshillueshme. Nuk mund të vendosësh fytyrën apo duart e tua tek faqet aq të njoma të njeriut të vogël. Ata janë shumë të ndjeshëm ndaj infeksioneve dhe këtë duhet ta kujtoni gjithnjë.

2. Mos e lëviz! Nëse bebushi është në karrocë, mos e lëviz që aty vetëm se ti do të luash me të. Ti kurrë nuk mund ta dish sa keq mund t’i bëjë parfumi yt apo rrobat që mban veshur.

3. Mbani larg bebushëve fëmijët e rritur Fëmijët nga natyra janë shumë kuriozë dhe i duan të vegjlit. Gjithsesi, duhet bërë kujdes i lini fëmijët gjatë me bebushët.

4. Harrojini telefonat! Prindërit e rinj janë shumë të zënë duke u kujdesur për bebushin që sollën në jetë. Kështu që nëse shoqja jote e ngushtë nuk të kthen mesazh apo s’të përgjigjet, s’duhet t’ia vini re. Mes Facebook-ut dhe fytyrës së tij, sigurisht do të zgjidhte këtë të dytën gjatë gjithë ditës.