“Puna më…”/ Pas kritikave të shumta për paketën e trajnimit, reagon Ermal Mamaqi: Kam qenë kamerier

213

Ermal Mamaqi iu është përgjigjur reagimeve të shumta mbi ofertën e re të trajnimit 24 mijë euro, duke iu kthyer shqiptarëve të çuditshëm, pasi si kartë të fortë, veç asaj të aktorit të humorit, tashmë është edhe filozof.

Ermal Mamaqi ishte sot në një lidhje “Skype” me emisionin “Shqipëria Live” për të folur rreth ofertës së re të trajnimit profesional. Kjo paketë është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale dhe është komentuar pa fund.

Për këtë, Mamaqi tha se kjo paketë trajnimesh nuk janë për këdo që jetojnë në Shqipëri.

“Kjo paketë trajnimesh dhe këto dreka me miliarderët nuk është për këdo që jeton në Shqipëri dhe ka një “Instagram” për të bërë komente. Por është për ata njerëz që kanë dëshirë të bëjnë karrierë dhe të ecin në biznes. Duan të dinë nga eksperienca e njerëzve të suksesshëm. Unë kam mësuar shumë prej tyre”, tha Mamaqi.

Ermali tha se nëse doni të kuptoni më shumë rreth paketave mund të shkoni tek “Instagram”-i i tij dhe të bëheni pjesë e trajnimit falas, ku bëhet njëherë në javë. Më pas ka një trajnim tjetër që është dy ditë që kushton dhe i fundit trajnimi një vjetor që ka një vlerë të lartë.

“Unë besoj se njerëzi blejnë sandale më të shtrenjta dhe një nga gjërat që duhet të bëjnë tani është që njerëzit të futen tek investimi te vetja. Duhet të fusin lek te xhepi i tyre. Ka njerëz që duan të ndryshojnë botën nga jashtë, dhe vetë duan të jenë njësoj. Por duhet të nisë ndryshimi nga vetja.

Kishin të drejtë të reagonin ashpër, pasi mënyra se si u servis ky trajnim ishte herezi. Kam qenë në një moment të jetës sime, 3 vite kamerier, por nuk do të thotë se njerëzit ta përdorin si një gjë të keqe. Puna si kamerier unë ua këshilloj të gjithëve, është puna më krenar që kam bërë.

Unë këshilloj atë djalin që është kamerier të bëjë trajnimin falas, pastaj të bëjë para për të ndjekur trajtimin e dytë dhe më pas do ketë vullnet dhe dëshirë për të bërë trajnim tjetër”, përfundoi Mamaqi./korrieri.al