Zbërthehen simbolet qe u gjeten në trupin e vajzës në Tiranë

233

Simbolet që u gjetën të pikturuar me lapustilë në trupin e 23 vjeçares Evgjeni Basho, janë të njëjta me ato të përdorura gjatë periudhës na ziste në Gjermani, si dhe të njëjta me simbole të përdorura në vendet nordike. Kuptimi parësor është për nderin, shëndetin dhe pasurinë për secilën nga këto simbole.

Pjesët e shkruara në trupin e të ndjerës/tatuazhi, sipas një kërkimi në rrjet përfaqësojnë një bashkim të simboleve rune (naziste).

Kështu shenja e parë korrespondon me fjalën Tiwaz e cila është shigjeta dhe ka kuptimin nder, drejtësi, autoritet.

Shenja e dytë është Algiz. Bëhet fjalë për cfurk si simbol mbrojtjeje dhe shëndeti.

Shenja tjetër është Odal. Një formë rombi që nënkupton shtëpi, pasuri të trashëguar.

Evgjeni Baxho, u gjet në një banesë me qira ku jetonte në rrugën “Teodor Muzaka”, bënë të ditur burime nga Policia e Shtetit.