Gruaja kapet nga burri e fshehur në tavanin e motelit me një djalë të ri

127

Disa pamje shokuese janë publikuar së fundmi në rrjete sociale, të momenteve kur burri ndjek gruan e tij dhe më pas e kap u fshehur në tavanin e një “moteli dashurie”, pasi e kishte tradhtuar me një djalë më të ri.

Burri nga Filipinet kishte pasur dyshimet e tij teksa e ndjek gruan në një motel, dhe bashkë me oficerët e policisë e gjejnë atë të fshehur në hapësirën boshe mbi dhomën e gjumit.

Mediat filipinase thonin se burri sapo ishte kthyer në shtëpi pas disa muajsh punë në një impjant detar nafte. Por në vend që ai të shijonte përgatitjet e festës familjare të Krishtlindjeve u bë dyshues ndaj gruas që i thoshte se punonte disa orë në një zyrë gjatë fundjavave.

Ai vendosi ta ndjekë atë dhe pa që taksia e la atë në një motel ku u takua me një djalë më të ri. Burri që nuk është emëruar nga mediat, tha: ”Nuk dija çfarë të bëja. Mora një shok në telefon për ndihmë dhe më pas morëm policinë”.

Më pas i shoqëruar nga policia ata hynë në motel dhe stafi u detyrua të hapnin derën e dhomës, pasi tradhëtia bashkëshortore është një shkelje zyrtare kriminale në Filipine. I dashuri i fshehtë i gruas ishte përpjekur të largohej nga ndërtesa por ishte ndaluar nga njerëzit e ardhur.

Oficerët u habitën fillimisht pasi nuk gjetën askënd tjetër në dhomë, ku rrobat e gruas ishin të shpërndara përtokë. Më pas ata dëgjuan një goditje nga tavani i dhomës, kur një këpucë e gruas ra nga një e hapur. Në pamjet e publikuara tregohen oficerët që tregojnë nga tavani dhe vendosin një shkallë për të hetuar, derisa zbulojnë gruan tradhëtuese të fshehur atje.

Ata e nxitën atë të zbriste por gruaja kerkonte nje oficere femer. Pas rreth gjysmë ore negocjata oficerët bindën gruan të zbriste, ndërsa ajo dhe i dashuri i saj janë paditur nga bashkëshorti. Nëse shpallet fajtore ajo përballet me deri në 6 vjet burg për tradhti bashkëshortore.