Befasuese/ 39-vjeçarja ngel shtatzanë 2 herë brenda 3 javëve, “nuk e dija që ishte e mundur”

118

Rasti i 39-vjeçares Rebecca Roberts ka çuditur një botë të tërë. Ajo ka mbetur shtatzënë me vajzën, ndërkohë që ishte në pritje të një djali.

Fenomeni i rrallë është i njohur si “superfetacion”, ndërkohë që në të gjithë botën raste të tilla numërohen fare pak.

“Nuk e dija që ishte e mundur të ngelësh sërish shtatzënë. Kam mbetur e befasuar”, ka deklaruar Rebecca.

Të dy fëmijët erdhën në jetë para kohe, për shkak të një problemi me kordonin e kërthizës së vajzës.

Ata tashmë gëzojnë shëndet të plotë dhe qëndrojnë të qetë në gjirin e familjes.