FOTO/ Vajza e Steve Jobs nis karrierën si modele

171

Eve Jobs, e bija e krijuesit të “Apple”, Steve Jobs, po e përfundon 2020-ën me sukses.

22-vjeçarja realizoi debutimin e saj të parë duke pozuar për fushatën e Glossier për festat (markë për produktet e makijazhit).

Jobs është fotografuar në një banjë me vaskë, e cila shfaqet pa rroba por vetëm me disa aksesorë, ndërsa shijon një gotë verë. Dhe në një foto tjetër shfaqet me një maskë fytyre.

Ajo është një studente në Universitetin e Stanfordit, të njëjtën shkollë ku u takuan prindërit e saj. Familja e saj vlen më shumë se 20 miliardë dollarë, sipas Forbes.