Lidhjet e krijuara online, zgjasin më shumë se të tjerat, e kanë vërtetuar studimet

123

Ky studim zbuloi gjithashtu se aplikaiconet ndihmojnë në mbajtjen gjallë të lidhjeve edhe në distancë.

Personat që njihen nëpërmjet internetit dëshirojnë shumë më herët të fillojnë jetën e përbashkët dhe të krijojnë familje.

Aplikacionet për takime, siç është Tinder, përdoren nga shumë beqarë në mbarë botën, sidomos gjatë kësaj periudhe pandemie, kur shanset për të njohur një person të ri janë zvogëluar dukshëm.

Një hulumtim ka treguar që ato lidhje të cilat kanë filluar online, zgjasin më gjatë se të tjerat. Hulumtimi është bërë në Zvicër me 3.235 çifte të moshës mbi 18 vjeç.

Sipas rezultateve, psikologët kanë konstatuar që ata njerëz, të cilët i përdorin aplikacionet për njohje të shpirtit binjak, kanë qëllime shumë më madhore dhe më të fuqishme në një marrëdhënie romantike.

Shanset për të gjetur personin e duhur janë edhe më të mëdha, ndaj këto lidhje janë të destinuara të zgjasin më shumë.

Ky studim zbuloi gjithashtu se aplikaiconet ndihmojnë në mbajtjen gjallë të lidhjeve edhe në distancë. Çiftet që janë njohur online kanë treguar se janë të kënaqur seksualisht dhe se dëshirojnë të kenë fëmijë njësoj si ata që takohehin drejtpërdrejt me njëri-tjetrin.

E gjithë kjo hedh poshtë dyshimet e atyre njrezëve që nuk preferojnë të krijojnë një lidhje përmes internetit, duke menduar se nuk mund të jetë serioze dhe se nuk mund të arrihet në një përfundim të lumtur.