Nè Hotel Me 21-Vjeçaren, Vdès Gjatë Aktit 60-Vjèçari: E La Zèmra

234

Një 61-vjeçar është gjetur i pajetë pasditen e së mërkurës në një motel në afërsi të Gjakovës.
I moshuari ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak, që dyshohet të jetë shkaktuar nga përdorimi i një lloj substance e cila është gjetur në vendngjarje.Pasditen e së mërkurës, një 21-vjeçare ka lajmëruar Policinë se një person gjendet pa ndjenja në një motel në afërsi të Gjakovës./Pamjet mePoshte.

21-vjeçarja që ishte në motel me 61-vjeçarin kishte tentuar t’i jepte ndihmë, por pasi nuk kishte pasur sukses e kishte lajmëruar policinë. Policia bashkë me emergjencën kanë shkuar në vendngjarje, ku mjeku kujdestar ka konstatuar se i moshuari është pa shenja jete.
Sipas mjekut, dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak, që mund të jetë shkaktuar nga përdorimi i një lloj substance që është gjetur në vendngjarje, që dyshohet të jetë viagra.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i të moshuarit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.Lidhur me këtë rast, deri më tani janë intervistuar tre persona, në cilësi të dëshmitarëve.Ndërkohë, për rastin në fjalë ka njoftuar edhe Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

“Gjakovë 02.12.2020-17:15. Është raportuar se një i moshuar mashkull kosovar, në një vilë, nga dy dëshmitarë është gjetur pa shenja jete. Njësitë relevante të policisë kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar humbjen e tij. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori, me urdhrin e të cilit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, ka bërë të ditur Policia.