“Edi është shumë i vështirë, kur fitoi mandatin ne nuk…”./ Li nda Rama flet për herë të parë, për çfarë u përlot, dhe kush e ka timonin në familje?

125

Linda shpjegon dhe arsyen përse Rama e quan një debatuese të pamëshirshme.

Në një pjesë bashkëshortja e kryeministrit shihet me lot në sy, teksa flet për Anetën, nënën e Edi Ramës, e cila është ndarë nga jeta disa muaj më parë.

“Për të respektuar vullnetin e njerëzve, ata kanë zgjedhur Edin që të jetë protagonist. E dija që kosa e egër nuk do më kursente as mua. Statusi i bashkëshortes lidhet gjithmonë me privilegje. Jam Linda që ka qenë gjithmonë, kam dhe unë të drejtë timoni. Edi është debatues i vështirë, nuk heq dorë as unë, më pas ai reflekton. Asnjëherë nuk kemi fituar një fitore të zgjedhjeve të Edit.

Në politikë është një privilegj për të bërë punë. Nuk e kuptoj si ka mundësi që klasa politike në Shqipëri nuk arrin të dakordëset për axhendën kombëatre. Mamaja e Edit na kishte bindur që nuk do të largohej kurrë, ajo ishte shumë indiferente ndaj dhimbjes, ishte e pakrahasueshme në përkushimin e saj”- thotë Linda ndër të tjera