Kjo javë vendimtare, zv. Ministrja: Ja kur vendoset per masat e reja kufizuese

190

Në konferencën e mbajtur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli deklaroi se kjo javë do të jetë vendimtare sa i përket një hapi me tej për shtim të masave kufizuese.

Keshtu duke parë ecurinë e rritjes së rasteve të reja dhe humbjet e jeteve nga COVID, javën e ardhshme do të merret vendimi për masat.

“Na duhet një javë tjetër për të parë nëse do të vazhdojë kjo qëndrueshmëri për të vlerësuar nëse duhet të vendosim masa të reja”, deklaroi Rakacolli./shkoder.info