U zhγt për të kapur oktαpod, nuk do e besοni çfarë gjen zhγtësi në ujërat e Karaburunit (foto)

177

Një skafandër antike zhytjeje është gjetur nga një zhytës në 35 thellësi në zonën e gadishullit të Karaburunit.

Zhytësi Endri Gjomemetaj thotë se u zhyt për të kapur oktapod, por hasi në një skafandër që mund të jetë e Luf tës së Dytë Botërore ose më herët.

Ai thotë se kjo skafandër tashmë do i kalojë Qendrës së peshkimit në Radhimë pasi sipas tij turistët i pëlqejnë këto vlera nënujore.

“Isha zhytur në Karaburun për të gjetur ndonjë oktapod dhe rastësisht hasa në këtë skafandër. E mora për ta sjellë tek Qendra e Peshkimit”, tha Gjomemetaj.

Edhe për peshkatarin e vjetër Sherif Dyrmishi kjo gjetje është e vecantë. Sipas Dyrmishit është një gjetje që mbetet për tu vlerësuar nga specialistët. Ndërsa do i shtohet vlerave të tjera nënujore të Muzeut të Qendrës së peshkimit Radhimë.

“Jam i mahnitur me këtë gjetje të re. Kjo do i shtohet qendrës së peshkimit. Kjo është një skafandër, për më tepër në kohë dhe në verë, duhet të jenë specialistët ata që do e vlerësojnë, por siç tha dhe shoku jonë, duhet të jetë i luf tës së dytë botërore, por nuk është e thënë.