ÇUDI NË SHKODËR, 85 VJEÇE E PANDEHUR PËR PRISHJE TË QETËSISË

105

Kjo është një 85 vjeçare e cila më 21 qershor do të merret si e pandehur në Gjykatën e Shkallës së Parë në Shkodër.

Marinaqi Demaj, banuese në lagjen “Skenderbeg” në Shkodër e cila gjithë jetën ka punuar si ekonomiste, përmes një denoncimi në redaksinë e Star Plus shprehet se është thirrur si e pandehur nga gjykata për veprën penale “Prishje e Qetësisë Publike” pas një padie që ka bërë një komshi.

E moshuara e shqetësuar shprehet se padia ndaj saj ka ardhur nga komshiu pa asnjë të drejtë ndërsa thotë se është e kundërta, është komshiu që e ka shqetësuar disa herë atë.

85 vjeçarja ka dyshime të forta se gjitha shqetësimet vijnë për shkak se komshiu mund të ketë si ide për t’i marrë shtëpinë duke qenë se e moshuara jeton e vetme.

E moshuara përmes Star Plus i bën thirrje komshiut që ta lërë të qetë dhe nga Gjykata e Shkallës së Parë ku do shkojë si e pandehur kërkon drejtësi.

Ndërkohë pas denoncimit të 85 vjeçares e cila është e dyshuar për prishje të qetësisë publike, Star Plus është i hapur për të publikuar edhe versionin e komshiut për të cilin shtetasja Marinaqi Demaj ka pretendimet e saj.