“Isha i suksesshëm, kisha vetura e gra të bukura”, jeta e re si prift e prezantuesit televiziv

127

Gazetari 57-vjeçar, shuguruar në një dhjak në Sanremo, do të bëhet meshtar në 7 dhjetor. Ai i kishte thënë lamtumirë ekranit të vogël në vitin 2013.

Nga TV në jetën fetare. Fabrizio Gatta ka zgjedhur rrugën e priftërisë. Gazetari dhe prezantuesi i Linea Blu, Unomattina Weekend dhe Linea Verde, i lindur në Romë, i kishte thënë lamtumirë ekranit të vogël në 2013.

Në vitin 2019 ai u diplomua në Teologji dhe sot është një dhjak në qytetin e Sanremos. Më 7 dhjetor, në qytetin e Ligurias, ai do të bëhet zyrtarisht një prift në moshën 57 vjeç.

Vendimi për tu larguar nga TV daton që nga viti 2013, në kulmin e gati 20 viteve karrierë televizive.

Gatta kishte debutuar në Rai1 në 1996 me Koncertin e Epifanisë, të cilin më pas e drejtoi për tetë edicione radhazi.

“Unë isha i suksesshëm, kisha vetura të bukura, gra të bukura, nuk më mungonte asgjë – shpjegoi Gatta në 2013 për revistën Credere.

“Kam jetuar pak nga ajo ndjenjë e plotfuqisë që të jep famë, por diçka në të vërtetë mungonte”.