“Fëmijët më kanë zhgënjyer”, 50-vjeçari vendos ti lejë pasurinë qenit të tij

89

Vendimi i një sipërmarrësi 50 vjeçar në Indi i ka çuditur të gjithë.

Burri nga Madia Pradesh, vendosi të përjashtonte fëmijët nga testamenti duke i zëvendësuar me qenin e vet, Jacky. Në dokument është përfshirë nga ana tjetër gruaja e dytë e tij.

“ Janë pikërisht ata që më qëndruan pranë dhe u kujdesën për mua. Më kanë mbështetur gjithmonë, ndërsa fëmijët e mi jo”, ka shkruar ai.

Kur 50 vjeçari të largohet nga kjo jetë, Jacky do të bëhej i gjysmës së pasurisë së tij, që përfshin dhe një terren të bollshëm. Burri në fjalë ka tre fëmijë nga martesa e parë dhe dy vajza nga e dyta, por asnjëri prej tyre nuk është përmendur ne testament.

Ndërkohë edhe një qen 8 vjeçar në Tenesi të Shteteve të Bashkuara, i quajtur Lulu, është tashmë milioner pasi pronari i vet, Bill Dorris i la 5 milionë dollarë.

“ Ai e adhuronte atë qen”, thanë miq të saj, thotë mikesha e tij Martha Burton, të cilës Bill ia linte qenin sa here i duhej të udhëtonte. Ne testamentin e tij, Bill theksonte se 5 milionë dollarët do t’i kalonin Lulu-së, në mënyrë që të përmbushet çdo nevojë e tij dhe këmbëngulte që qeni të vazhdoje te qendroje me Martën.