‘Shenjtori’ drejton peshkatarin e varfër të gjejë perlën e rrallë $300,000, teksa mblidhte guaska

106

Një peshkatar i varfër duket se do të bëhet i pasur tashmë pasi ka gjetur një nga perlat me të kushtueshmë në botë në një guaskë në plazh.

37 vjeccari Hatchai Niyomdecha, bëri zbulimin në provincën Nakhon Si Thammarat në Tailandë teksa ishte duke mbledhur guaska për familjen e tij.

Ai kishte gjetur një objekt të hedhur në det me tre guaska të mrekullueshme të ngjitura pas tij, të cilat vëllai i tij 35 vjeccar Worachat, i ccoi në shtëpi.

Babai i tyre 60 vjeccar Bangmad, nisi t’i pastronte guaskat dhe aty zbuloi perlën e paparë ngjyrë portokalli me diametër 3-4 cm.

Ai thirri gruan dhe djemtë për të inspektuar xhevahirin që peshonte 7.68-gram dhe ditën tjetër u nis të kontrollonte vlerën e tij.

Perla rezultoi e tipit Melo portokalli, që mund të arrijë në vlerë deri në 10 million baht tailandezë ose 300 000 dollarë. Këto perla formohen zakonisht brenda guaskave të kërmijve kështu që fakti sesi ka përfunduar te midhja, mbetet ende mister.

Hatchai tha: “Një burrë i vjetër me mustaqe më thiri të shkoja në plazh për të marrë një dhuratë. Besoj se ai më drejtoi për të gjetur perlën. Do ta shes perlën me çmimin më të lartë. Paratë do të më ndryshojnë jetën”.

Hatchai thotë se beson se burri i vjetër që e drejtoi te plazhi duhet të ketë qenë një shenjtor që po e ndihmonte të dilte nga varfëria.

Disa ditë pas zbulimit një biznesmen i pasur nga një tjetër provincë që kishte dëgjuar për perlën, i ofroi atij 30 000 dollarë por familja kishte refuzuar. Një tjetër koleksionist i kishte ofruar 160,000 por përsëri familja refuzoi duke pritur një ofertë më të mirë. Ata thonë se janë në kontakt me një blerës për shumën e kërkuar prej 10 milionë baht.

Perlat Melo gjenden në ngjyra nga portokalli deri në kafe të errët, por portokallia është ngjyra më e çmuar. Ato gjenden zakonisht në Detin e Kinës Jugore, në detin Andaman në brigjet e Burma dhe prodhohen nga kërmijtë predatorë të quajtur Volutidae. Vendi ku u gjet perla, Nakhon Si Thammarat, ka brigje në gjirin e Tailandës ku derdhet rrymat e detit të Kinës Jugore.