Nuk ka marrë asnjë gjobë në 45 vjet, babait të 12 fëmijëve i ndodh ajo që nuk e priste nga policia

172
Driving car pov on a highway - Point of View, first person perspective; Shutterstock ID 1014035560; job: Job (TFH, TOH, RD, BNB, CWM, CM)

Në vitin 1975 Mal Allah Ibraheim Al Hammadi i Sharjah ka marrë lejën e drejtimit. Që prej atij momenti ai asnjëherë nuk ka bërë asnjë shkelje të trafikut dhe nuk ka marrë asnjë gjobë nga policia.

Ai është babai i 12 fëmijëve dhe së fundmi është nderuar nga Policia e Trafikut për korektësinë dhe respektin që ka treguar.

Al Hammadi i tha se të gjithë djemtë dhe nipërit e tij që kanë leje drejtimi e kanë marrë atë si shembull pasi ata gjithashtu nuk kanë dënime nga policia e trafikut.

“Al Hammadi kurrë nuk ka vozitur me pakujdesi ose ka thyer ndonjë rregull. Sjellja e tij e shkëlqyeshme ka kontribuar në bërjen e rrugëve më të sigurta në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe është një dëshmi për shoferët e sjellshëm në vend”– ka thënë Ahmad Saeed Al Naour, Drejtori i Përgjithshëm i Operacioneve Qendrore të Policisë së Sharjah.

“Unë gjithmonë kam ndjekur rregullat e trafikut sepse siguria në rrugë është përparësia kryesore gjatë ngasjes. Të gjithë duhet të ndjekin rregulloret, qofshin ata këmbësorë apo shoferë”– ka thënë Al Hammadi.

Al Hammadi shprehu kënaqësinë e tij për marrjen e një çmimi nga policia. Ai e vlerësoi Policinë e Sharjah për këtë iniciativë të mirë. Ai tha se iniciativa të tilla promovojnë përhapjen e kulturës së respektimit të ligjeve të trafikut.