“Nuk mund të vd*es pa e përqafuar”, i riu humbi betejën me sëm.undjen 3 orë pasi u bë baba

88

Ndonjëherë Zoti na merr dikë të rëndësishëm nga jeta jonë, për të na dhuruar diçka tjetër. Një familjeje i ka ndodhur diçka trag.jike, pak orë pasi në jetë erdhi vogëlushja Aria. Babai i Arias humbi jetën ditën që ajo lindi.

31-vjeçari kishte vite që vuante nga tum.ori në tru.

Fjalët e babait para vogëlushes Aria:

Mos u shqetëso, çdo gjë do të shkojë mirë. Më vjen keq që po të lë vetëm, besomë do të jepja gjithçka për të kaluar disa kohë me ju të katërta, por udhëtimi im merr fund këtu. E di, Ariya do të rritet me fotografitë dhe videot tona, megjithatë dua ta shtrëngoj në kraharor përpara se të ndahemi përgjithmonë. Ju dua!’’

Nicola Kinloch nuk e kishte menduar që këto do të ishin fjalët e fundit, që do të dëgjonte nga bashkëshorti i saj Brett. Mbëmjen e 6 shkurtit ai do të transportohej me ugjencë në ‘’Milton Keynes Hospital’’, për të mos u kthyer kurrë më.

Kishin katër vite që lu.ftonin së bashku për të mposhtur sëm.undjen e 31-vjeçarit, e megjithatë kan.ceri në tru ishte rishfaqur dhe tashmë nuk mund të bëhej më asgjë.

Ndërkohë që burri britanik nga Linslade ishte në momentet e tij të fundit, 32 km larg spitali ku ishte shtruar, të gjithë prisnin Aria-n. Nicole solli në jetë mëngjesin e 11 shkurtit vajzën e tyre të tretë. Rreth 1 orë pas lindjes natyrale, stafi mjekësor e ndihmoi të transferohej në spitalin e të shoqit për t’i dhënë përshëndetjen e fundit.

Deklarata e nënës së vogëlushes:

Jam e lumtur që Aria erdhi në jetë pikërisht atë ditë, në të kundërt do të ishte shumë vonë.

E mbështeta në kraharorin e tij për pak minuta dhe i lashë vetëm. Nuk mund t’i mbaja lotët, e shkuara dhe e ardhmja ishin para syve të mi dhe unë nuk mund të bëja agjë.

Ai e donte jetën dhe bëri gjithçka për të na siguruar një të ardhme më të mirë. Tre orë pas lindjes së saj, Brett ndërroi jetë.”