Moti për ditën e premte, 11 dhjetor 2020

225

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura të cilat vijnë në pakësim prej orëve të pasdites. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht në zonën e jugut dhe relievet malore deri mesatar në formë shtrëngatash. Në lartësitë mbi 1000 metër në lindje reshjet në formë dëbore. Mjegullinë lokale nga reshjet. Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Verilindje 5-10m/sek, ndërsa në bregdet deri 20-25m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3-4 ballë./Tring.al