Mihal Kokëdhima serish problematik edhe këtë sezon turistik, ja cfare ka ndodhur..

299

Mihal Kokëdhima, i cili në gusht të 2019 hipi sipër një makine dhe u përlesh si Rambo me një grup turistësh spanjollë që shoqëroheshin nga guida shqiptare vijon të jetë problematik edhe këtë sezon turistik.

Në një video të publikuar në rrjete sociale analisti Dritan Hila tregon se Kokëdhima ka bllokuar rrugën që të çon te plazhi afër tij në Porto Palermo të Himarës. Më parë Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka shembur restorantin që ishte pa leje ‘Panorma’ në pronësi Kokëdhimës, ndërtuar buzë detit në Porto Palermo.

“Pasi qeveria i shembi Mihalit lokalin, Mihali vendosi ti shembi qeverise malin. Vazhdon kontrolli i territorit. Tani Mihali qe po punon me matrapik nuk te le te shkosh as tek plazhi qe dikur ishte i lire. A ka ministri rendi, polici, bashki, qe t’i shpjegoje çdo skizofreni, fshatari pa toke, apo ezberi qe i mbushet mendja qe te bllokoje copa bregdeti me copa letrash fallco apo pa letra fare, qe ky vend ka nje qeveri?”, shkruan Hila.