I kërkon 100 lekë, qytetarja në Shkodër përlotet nga veprimi i lypësit të vogël

220

Të veshur keq, të dobët dhe me dorën shtrirë, ata i sheh shpesh nëpër rrugët e qyteteve në Shqipëri. Bëhet fjalë për lypësit e vegjël që vazhdojnë të qëndrojnë ende duke kërkuar lëmoshë.

Kjo ndodhe ende edhe në rrugët e Shkodrës. Lypësit e vegjël duket sikur nuk janë larguar që aty që prej kohës së Migjenit.

Dhimbjen e poemave të tij e ndien kur sheh fytyrën e këtij të vogli sot në Shkodër.

Ai ka ndalur pranë një makine dhe i ka kërkuar pasagjeres së saj 100 lekë.

Qytetarja i ka thënë se nuk ka duke e pyetur:

A po mi fal ti 100 lekë?”

Por ajo është përlotur kur ka parë dorën e zgjatur të të voglit. Me pafajësinë e një moshatari të tij dhe me zemërgjerësinë që rrallë e sheh tek kushdo sot, lypësi i vogël i jep një monedhë nga ato të vetat.

Ndërsa ajo ia kthen:

Mbaji, mbaji se të duhen.”

Të zbathur, të zhveshur e të paushqyer, të vegjlit i sheh gjithnjë tek vrapojnë mes lumit të makinave me shpresën se dikush do të ulë xhamin për të dhënë diçka.

Por askush nuk kujtohet për këta fëmijë dhe kjo të kujton se sa aktuale është ende sot Poema e Mjerimit.

“Mjerimi rrit fëmin në hijen e shtëpive, të nalta, ku nuk mrrin zani i lypsis,, ku nuk mund t’u prishet qetsia zotnive, kur bashkë me zoja flejnë në shtretënt e lumnis.”