“Prindërimi i rreptë e bën fëmijën e disiplinuar apo ndihmon në vetëbesimin e tij”, historia e një nëne

96

Disa ditë më parë, më ndodhi të shikoja një video me temë: “Prindërit më të ashpër kanë fëmijë të disiplinuar”. Më pëlqeu shumë videoja. Pasi u rrita nga një nënë e rreptë, u binda me përmbajtjen. Kur vinte puna tek disiplina, nëna ime ishte një nga njerëzit që e zbatonte më shumë. Motrat dhe vëllezërit e mi e thërrisnin nënën tonë “Hitler” (tani jo më?), mund të tregonim lehtësisht ndryshimin në sjelljen tonë publike kundrejt asaj të fëmijëve të tjerë përreth. Unë jam gjithnjë mirënjohëse për nënën time për virtytet dhe vlerat që ajo ka injektuar tek ne. Prandaj, kur erdhi puna për të rritur fëmijën tim, unë absolutisht e pranova idenë e prindërimit të rreptë.

Fëmija im është një vogëlush dy vjeç e gjysmë. Kur ajo nuk është e zënë duke ngjyrosur apo kur nuk shikon ndonjë ekran, është e zënë duke shkatërruar gjithçka, ushqim, lodra, gazeta, rroba, madje edhe këpucët. Asaj i pëlqen të ecë me këpucët e mia në të gjithë shtëpinë. Kjo, nga ana tjetër, më bën të çmendem dhe pothuajse të pësoj një ndarje nervore.

Për gati një vit, u përpoqa që të mësoja të punoja me fëmijën tim, por sa herë që përpiqesha, më dukej sikur duhet të prisja më gjatë që ajo ta kuptonte. Për shkak të gjithë kësaj fillova të portretizoj anën time më të rreptë në mënyrë që gjërat të shkojnë në vend pak më shpejt. Fillimisht, nga zhgënjimi dhe mospëlqimi për sjelljen dhe më vonë nga zakoni, fillova ta qortoj dhe të sillem ashpër kur fëmija im nuk sillej me disiplinë. Shpejt, tekat e saj u rralluan. Ajo nuk ndaloi sjelljen e keqe dhe rrëmujën që bënte, por pati një përmirësim të dukshëm në sjelljen e saj shoqërore. Ajo ishte më shumë e ndërgjegjshme për njerëzit përreth saj. Rrallë më kërkon gjëra (përdor aftësitë e saj shqisore që deshifrojnë humorin tim), nuk jua merr lodrat fëmijëve të tjerë, ajo nuk sillet keq në rrugë, nuk hap pako të tëra me lodra dhe pastron rrëmujën që bën (sipas porosive të mia). Po, kjo është shumë për një fëmijë të moshës së saj!

M’u deshën dy raste të kuptoja se e gjithë kjo bëri më shumë keq sesa mirë! Unë jam duke u përpjekur për të ndihmuar fëmijën tim të përballet me ankthin e ndarjes dhe kam provuar mjaft truke deri tani. Ajo është përgjigjur mirë, por disa herë ajo thjesht nuk dëshiron të ikë nga rehatia që ndien kur është me mua dhe të më lerë të shkoj… Sidoqoftë, ajo qëndron shumë mirë me nënën time kur jam jashtë. Në një rast të tillë, pasi u ktheva, vura re shqetësimin në zërin e nënës sime kur ajo tha se ky “fëmijë i dashur” sillet jashtëzakonisht mirë kur unë nuk jam rreth e rrotull dhe është çështje shqetësuese. Teoria e saj është që fëmijët supozohet të bëjnë rrëmujë dhe të kërkojnë gjëra të mira, veçanërisht kur nëna e tyre nuk është aty dhe ata kanë teka kur qëndrojnë me gjyshen e tyre! Sjellja e fëmijës tim e befasoi atë pasi vajza sillej shumë mirë dhe nuk e mërziste fare gjyshen. E qetësova nënën time duke menduar se ajo po e bën të madhe kot, ndërkohë që ajo vetë na kishte mësuar të disiplinuara etj.

Kjo gje thuajse më goditi si një rrufe dhe pamja e vërtetë ishte e qartë. Besohet se sapo një fëmijë të fillojë shkollën, është mësuesi që është më i afërti me fëmijën së bashku me prindërit. Karta e zhvillimit të fëmijës tim e tregoi këtë fakt. Ndërsa ishim në pritje të momentit tonë me mësuesen, vajza ime po luante me një komodinë kuzhine për fëmijë. Fillimisht, ajo hezitoi ta prekte. Vetëm pasi kërkoi miratimin nga unë dhe të kujdestarit nga shkolla, ajo guxoi ta prekte atë. Kjo, përsëri, më bëri të ndjehem krenare për faktin se vajza ime është shumë e disiplinuar për moshën e saj dhe se nuk do të më vendosë në siklet publikisht kurrë. Kisha një buzëqeshje në fytyrën time dhe isha e lumtur me veten time.

Si një nënë për herë të parë, kam tendencën të jem shumë vëzhguese dhe tepër e kujdesshme kur bëhet fjalë për prindërit. Fatkeqësisht, krenaria dhe lavdia ime ishte jetëshkurtër. Letra e zhvillimit të fëmijës tim shpartalloi krenarinë time të rreme pompoze. Në të thuhej se në zhvillimin e fëmijës tim ka hapësirë për përmirësime në seksionin “Marrja e iniciativave”. Pas diskutimit me mësuesen, kuptova që fëmija im heziton të prekë ose të hapë ndonjë gjë të re. Ajo vetë nuk shpreh dëshirë për asgjë, përveç nëse e drejtojnë të bëjë diçka.

Kjo m’u duk si një shuplakë fytyrës, si e kishte rritur fëmijën tim? Unë po shkatërroja vetëbesimin dhe kuriozitetin e saj. Në gjithë këtë kohë unë kam gabuar aq shumë. Po atë moment kuptova që duke u përpjekur për një fëmije të disiplinuar, unë po frenoja aftësinë e saj për të imagjinuar, për të eksperimentuar dhe për të eksploruar. Jam dakord që fëmijët duhet të sillen siç duhet, por jo në atë masë sa të rriten më shumë se sa mosha e tyre. Atë ditë vendosa që nuk do ta qortoj fëmijën tim kur derdh qumështin, kur hap lodrat ose kur përhap ushqimin e saj në të gjithë vendin. Zakonisht na duhen rreth një orë në 24 për të pastruar rrëmujën, por mund të duhet që fëmija im të ketë më pas nevojë për më shumë se 24 vjet që të rifitojë vetëbesimin e humbur. Kështu kam vendosur që të dua një fëmijë më pak të disiplinuar, por nuk dua një fëmijë më pak të sigurt! Unë kam qenë me fat që e kuptova më shpejt./BURIMI ”PËR NËNAT”