Secila nga vjehërrat do të donin t’i thonin këto të vërteta

108

Një nga marrëdhëniet më të komplikuara brenda familjes është ajo nuse-vjehërr.

Ndonjëherë, e shtyrë nga vetë shoqëria, mamaja e atij që supozohet të jetë gjysma jote më e mirë, kthehet në rivalen, konkurrenten dhe në rastin me ekstrem armiken tënde duke krijuar kështu atmosferën më të keqe të mundshme brenda shtëpisë.

Cila është zgjidhja për të pasur një marrëdhënie korrekte me vjehrrën? Të mos e shohësh siç e sheh!

Të kuptosh motivet, qëllimet dhe të dëgjosh gjërat që shpesh do të donte t’i thoshte me zë të lartë që janë të vërtetat që do të lexoni më poshtë:

“Edhe unë e kam kaluar këtë që po kalon ti”

Mos harroni që dikur, ishte ajo “nusja”.

“Kam gjithashtu nevojë për mbështetje”

E keni menduar ndonjëherë këtë? Ndoshta do ta mendoni kur të mos e shihni më veten si “e sulmuara”. Duke menduar për tjetrin, gjërat do të zbuten vetvetiu dhe marrëdhënia bëhet më njerëzore.

“Je si një vajzë për mua”

Ndoshta nuk do ta dëgjosh me zë të lartë shpesh, por je. Prandaj kritikat e saj, mendoji si të një nene drejtuar së bijës. Qëndroni larg mendimeve djallëzore.

“Nuk pres të më duash siç më do djali im.”

Vjehrra jote është e vetëdijshme për këtë. Edhe ti je.

“S’dua të përfshihem në argumentet tuaja në çift.”

Aq më tepër të mbajë anën e njërit apo tjetrit.

“Unë i dua fëmijët e tu më shumë se çdo gjë tjetër”

Sigurisht që i do! Dhe si mund të jetë rivalja jote dikush që do çmendurisht fëmijët e tu?

“Dua të më falësh për çdo gjë që ai ka bërë gabim”

Këtu kemi të bëjmë me rastin e vjehrrës ideale dhe një nëne të përkryer që pranon gabimet e saj reflektuar në sjelljet e të birit