Le të nisë festa: “Peaky Blinders” në Kukës, maturantët e “djegin” pas provimeve

110

Provimet e maturës i mbyllën, javë pas jave presin notat e në mes të kësaj pritje ka vend edhe për pak argëtim. Vitin e shkuar maturantët nuk patën mundësitë festonin për shkak të pandemisë. Edhe këtë vit rregullat janë të njëjtat ndonëse me disa kufizime më të lehtësuara.

Në lokalet dhe resortet jashtë qendrës së kryeqytetit janë parkuar makinat luksoze. Maturantet kanë siguruar vendin dhe lejen për të festuar. Festojnë në salla të ndryshme pasi në një natë mund të rastis në një resort, disa gjimnaze të ndryshme.

Për rregullat e pandemisë as që flitet, madje kanë qenë pronarët e bareve, restoranteve dhe resorteve që kanë kërkuar heqjen e çdo kufizimi të grumbullimeve dhe muzikës.

Ndryshe nga kryeqytetasit, këta maturantë në Kukës kane vendosur të festojnë ditën, dhe me një performancë të veçantë hyrëse, imituar nga seriali anglez Peaky Blinders.

Festës nuk i kanë shpëtuar as klasat e nënta. Minimatura e tyre është organizuar po në të njejta lokale jashtë qendrës së Tiranës, por nën kujdesin e mësuesëve dhe brenda fashës së lejuar të orarit.