“Fata Morgana”, fenomeni i rrallë natyror, që bën anijet të “fluturojnë” mbi detin “Mesdhe”

135

Një foto e 3 krocerave në afërsi të Limasolit, Qipro është bërë virale në rrjetet sociale. Fotoja është bërë nga Michalis Michael dhe tregon tre krociera të cilat duken sikur janë në ajër.

Ky fenomen quhet ‘Fata Morgana”, një iluzion optik i shkaktuar nga kushtet e veçanta termike të ajrit që gjenerojnë një ndryshim të përthyerjes së rrezeve të dritës, pra një fenomen meteorologjik.

Më konkretisht, objektet në horizont, të tilla si ishujt, shkëmbinjtë, anijet ose ajsbergët, duken sikur janë të përbëra nga shumë pjesë. Kjo është për shkak të bashkëveprimit të ajrit të nxehtë dhe të ftohtë pranë sipërfaqes së tokës, duke vepruar si një thjerrë optike, e cila krijon një imazh të përmbysur dhe vertikal.

Fenomeni Fata Morgana zakonisht mund të shihet në orët e mëngjesit. Kuptimi i “Fata Morgana” në 1818, kishte të bënte me një reflektim të ngjashëm që është vënë re në ngushticën e Mesinës, midis Kalabrisë dhe Siçilisë.

Është një fenomen i zakonshëm në luginat e maleve të larta, siç është Lugina e San Luis në Kolorado ku fenomeni zmadhohet për shkak të pjesës së lakuar të luginës që kompenson pjesën e lakuar të Tokës.

Këto pamje mund ti shohim shpesh në mëngjes, kur Artiku është shumë i qetë ose në sipërfaqet e akullta në Antarktidë