‘Nuk e ndjeva të dal në protestë’, Stresi i përgjigjigjet moderatores: Kur flet dhe ti që të vjen era…

411

Reperi Stresi ishte një nga personazhet e para të botës së muzikës që iu bashkua protestës mbi vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha.

Pas Stresit, të shumtë ishin personazhet publikë që zgjodhën të mbështesnin protestën në forma të ndryshme, qoftë dhe me anë të rrjeteve sociale.

Përkundër tyre, kishte dhe nga ata që zgjodhën të reagonin kundër protestës siç është edhe rasti i ish-moderatores Einxhel Skira.

Me anë të një statusi në Instagram, ajo tregoi se nuk ishte pjesë e protestuesve e kjo jo sepse nuk mundej, por nuk e ndjeu të ishte pjesë.

“Disa prej jush po më pyesin a isha në protest… Si rrallëherë unë në këtë protest nuk isha e jo se nuk mundesha, por se nuk e ndjeva të dal!!! Nuk e ndjeva të dal sepse minimalisht I duhej dhënë kohë famijes e njerëzve të afërt ta përcillnin të qet djalin e tyre… Pastaj të dilnim si hyena duke protestuar, si gjithmonë në mënyrën e gabuar dhe qëllimet e gabuara!! Duhet ta kishit kuptuar tashmë që protestat në Shqipëri, sidomos ato që përshkallëzojnë në dhunë, s’janë mënyra e duhur për të sjellë ndryshimin, përkundrazi.

Ne si fillim duhet të kërkojmë falje te vetja çdo ditë, duhet të revoltohemi e të protestojmë me veten, të kërkojmë moralin njerëzor te vetja dhe pastaj atë shoqëror”, shkroi ish-moderatorja.

Mirëpo nuk zgjati shumë dhe duket se reperit Stresi i ra mundësia të lexonte statusin e saj, dhe reagoi, duke shkruar ndër të tjera se “Më vjen keq që të jap mundësinë me repliku por dijeni që jeni turp i Tiranës”Image