“Me shikime nga India e Vietnami”, Gold Ag nxjerr zbuluar këngëtarët shqiptarë

76

Klikimet e këngëtarëve shqiptarë në Youtube janë kthyer në një çështje tepër të diskutuar. Thuhet se shumë këngëtarë i blejnë shikimet dhe kjo është vënë re nga miliona klikimet që fitojnë në një kohë shumë të shkurtër.

Kjo temë ka nisur të shqetësojë edhe shumë artistë, të cilët kanë zgjedhur të jenë të sinqertë me publikun. Kështu Gold Ag ka zgjedhur t’i nxjerrë sot këngëtarët shqiptarë zbuluar duke treguar se nga i blejnë pjesën më të madhe të shikimeve.

Ai ka publikuar një tabelë, në të cilën shihet se pjesa më e madhe e shikimeve janë nga Shqipëria dhe India. Po ashtu vihet re se ka shikime nga Vietnami, Indonezia, Tailanda, që nuk janë shumë të zakonshme për vendin tonë.

“Me rrejt miletin ok? Ama me rrejt veten se di qysh po keni fytyre?! Klikimet e disa VIP-ave të estradës, që e gjejnë një fjalë e munohen me to me nxjerrë kejt kangën… vjen së shpejti hiti, do bëhet nami me shikime nga Inidia e Vietnami”, shkruan reperi përkrah postimit të tij.

Nuk e dimë se si do e presin kolegët e Gold Ag këtë postim, por me siguri ky thumb do jetë goxha i hidhur për një pjesë prej tyre.